-Jetë dhe Stil

Shi dhe rrebeshe, parashikimi i motit për sot



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 20/11/22 |
Opi Nion

Moti i vranët dhe me reshje do të dominojë vendin tonë gjatë këtij 24 orëshi, ku parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime dhe të gjenerojnë reshje shiu. Pritet që reshjet në zonat Veriore dhe Jugore të jenë edhe në formë rrebeshi.

Në orët e mesditës pritet një dobësim i përkohëshëm i sistemit të reshjeve, por pasditja i rifuqizon vranësirat dhe reshjet e shiut.

Temperaturat e ajrit do të rriten të mëngjesit por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 19°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

 

Pas