Bota

Shfaqje simbolike e forcës dhe unitetit, Putin dhe Xi Jinping takohen në Uzbekistan 



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:07 - 15/09/22 |
Opi Nion

Udhëheqësi kinez Xi Jinping  është takuar me presidentin rus Vladimir Putin të enjten për të treguar mbështetjen diplomatike, ndërsa Moska po përballet me izolimin ndërkombëtar për shkak të pushtimit të Ukrainës.

CCN shkruan se dy liderët janë shfaqur si partnerë të ngushtë vitet e fundit, të nxitur nga konflikti me Perëndimin.

Ata u takuan në Uzbekistan, në një samit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, një grupim rajonal i fokusuar në sigurinë që përfshin Indinë, Pakistanin dhe katër vende të Azisë Qendrore, raportoi media shtetërore ruse RIA Novosti.

Në një shfaqje simbolike të forcës dhe unitetit, marina ruse dhe kineze kryen patrullim dhe stërvitje të përbashkëta në Oqeanin Paqësor vetëm disa orë përpara takimit të liderëve të tyre, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Ky është takimi i parë ballë për ballë që nga pushtimi rus i Ukrainës dhe vjen në një moment potencialisht të rëndësishëm për Putinin, pasi trupat ushtarakë rusë po tërhiqen masivisht në verilindje të Ukrainës, duke humbur më shumë territor në një javë sesa pushtuan në pesë muaj./Opinion.al

 

 

Pas