Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar të plagosjes së Edon Martinit, 19-vjeç, të shtunën në Laç.
Ata janë dy të rinjtë; G.R. 21-vjeç i qëlloi mbi Martinin dhe A.M. ( L.) 25-vjeç që akuzohet për armëmbajtje dhe moskallëzim krimit, të dy banues në Laç.
Sipas policisë bëhet fjalë për një konflikt që ka nisur disa javë më parë mes tre personave dhe që vijoi deri në përdorimin e armëve.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, pasi ka disa plagë në trup.
Ai u gjet i gjakosur në anë të rrugës në lagjen nr. 1 të qytetit të Laçit, pasi u qëllua nga 21-vjeçari që është shpallur në kërkim. Autorët dyshohet se pas ngjarjes dogjën makinën në Borizanë të Krujës./ Opinion.al