Sherri gjatë në ndeshje futbolli mes disa të rinjve shqiptarë përfundoi në tragjedi. Ermal Halili është 18-vjeçari që u qëllua për vdekje me thikë, pasditen e së hënës, në San Domenico, në Udine të Italisë.
Fillimisht të rinjtë u përplasën në qendrën sportive. Një ditë më pas, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë i kishte kërkuar 18-vjeçarit që t’i kërkonte falje.
Por Ermali nuk kishte pranuar. Në debat e sipër 17-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për shkak se është nën moshë, kishte nxjerrë thikën duke e goditur të riun në kraharor.
Ermal Halili u dërgua me urgjencë në spital, por humbi jetën për shkak të plagëve të marra./ Opinion.al