Policia ka arrestuar brenda pak orësh pas ngjarjes, autorin i cili qëlloi me armë zjarri në Shkodër.
Mësohet se pas një konflikti mes dy personave, njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar.
Ndërkohë policia bën me dije se autori u arrestua në orët e pasdites.
“Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe M. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar. Nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë në kohë rekord kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin M. Ç. (dhe jo E. Ç. që dhamë në informacionin paraprak).
Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al