Drejtoria Arsimore Tiranë ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e gjimnazit “Çajupi”, Vojsava Kumbulla, pas sherrit mes dy mësuesve disa ditë më parë.
Në konfliktin mes dy arsimtareve të gjimnazit u përfshinë dhe të afërmit e tyre, duke bërë që sherri të degradonte deri në përdorimin e armës.
Dy mësueset të pezulluara, po hetohen në gjendje të lirë, teksa për ngjarjen është arrestuar një person
“Pse më bëni shenja pas krahëve të mi”, ishte motivi i sherrit banal mes mësueseve të shkollës “Andon Zako Çajupi” asaj të Letërsisë Elida Qenami 46 vjeç dhe të Historisë Domenika Toptani 53 vjeç.
Në dëshminë e saj mësuesja Elida Qenami deklaronte se gjithçka nisi një javë para sherrit në ambientet e shkollës kur e ka ndaluar Domenika, e cila i ka kërkuar llogari se “përse e shajnë pas krahëve”./ Opinion.al