Kronikë

Sherr në një lokal/ Pranga 2 personave në Elbasan, policia iu gjen e drogë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:39 - 03/10/20 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një konflikti të ndodhur mbrëmë në Elbasan.

Mësohet se në pranga ka rënë Xh.T., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Shkatërrim i pronës private”, dhe “Prishja e qetësisë publike “. A.M., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim i pronës private” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë. janë shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve:  J.Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Xhyrë, Librazhd, dhe L.Q., 43 vjeç, banues në Elbasan., të cilët në momentin që kanë parë  shërbimet e Policisë kanë mundur të largohen.

Shtetasit Xh.T., A.M., dhe L.Q., nën efektin e pjeve alkoolike, për motive të dobëta janë konfliktuar  me personelin e shërbimit të këtij lokali  si dhe kanë dëmtuar tavolinat dhe banakun e lokalit, ku për pasojë është dëmtuar lehtë gjatë thyerjes së sendeve dhe orendive   njëri prej klientëve  që nisi konfliktin , shtetasi A.M.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë shtetasit A.M. ju gjet një dozë lëndë narkotike dhe në banesën e shtetasit J.Ç. të cilën e kishte me qira  janë  gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 16 doza lëndë narkotike  si edhe një shkop druri me disa vida druri metalike i përshatur si armë e ftohët./ Opinion.al

Pas