Policia e Tiranës ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi pas një sherri ka goditur vëllain e tij me thikë.
Sipas uniformave blu mësohet se sherri për motive të dobëta, ndodhi në banesë në lagjem “Don Bosko”.
Policia njofton se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin:
– G. Q., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, në banesë, pas një debati për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllain e tij, shtetasin I. Q., 53 vjeç, banues në Tiranë. 53-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia./Opinion.al