Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Letër nga qelia 6/ Ervin Salianji: Ndjesë për Sami Repishtin dhe një porosi për demokratët

2024/12/01 at 1:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Letër nga qelia 6/ Ervin Salianji: Ndjesë për Sami Repishtin dhe një porosi për demokratët

Ish-deputeti i PD-së ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit shqiptaro-amerikan, Sami Repishtit.


Nga burgu ai ka dërguar një letër lidhur me këtë ngjarje, por ana tjetër rendit edhe një mesazh për demokratët.

Ai thotë se Repishti ishte një nga shqiptarët që ka vuajtur dënime dhe internime duke luftuar për Shqipërinë dhe Kosovën.

Nnga ana tjetër ai thekson se politika në vendin tonë ka mbetur e prapambetur.

“Sami Repishti iku nga kjo botë, pa i kërkuar falje. Ne si shoqëri, si vend, patëm gati 3 dekada e gjysëm në dispozicion, po nuk ishim në gjendje të artikulonim një mea-culpa. Edhe pse zoti i dha atij një shpërblim, i dha 99 vite jetë, duke na vënë si të thuash në provë, ndërgjegjen, kulturën, maturinë tonë, ne prapë dështuam.

Po në radhë të parë, qeverisja e sotme, pasardhësja biologjike, ideologjike dhe mentale e xhelatëve të tij. Sami Repishti qe një disident mirëfilli. Vuajti burgje e internime në komunizëm, pasi dalloi shpejt se çfarë regjimi po instalohej pas luftës dhe nuk u pajtua, sëbashku me intelektualë e përfaqësues të klerit. U arratis, dhe ja doli të realizohej nga ana akademike. Po asnjë moment nuk reshti së përpjekuri për Shqipërinë dhe Kosovën.

Shqiptari i parë që dëshmoi në kongresin amerikan. Aktivist i palodhur, erudit, një fisnik i rrallë. Janë shumë të përndjekur që prej moshës po largohen, dhe ne ende si shoqëri nuk e kemi shlyer detyrimin ndaj tyre. U bënë dy muaj në qelinë numër 6 në burgun e Fierit, për shkak të një denoncimi publik.

Një burgim politik, 35 vite pasi e lamë pas diktaturën që këtë lloj ndëshkimi e kishte rutinë. E kam më të qartë tani, për ta kuptuar se ç’kanë vuajtur Sami Repishti e mijëra të tjerë që patën të njëjtin fat, e madje edhe më të kobshëm, për të vetmin faj, për shkak të mendimit, të ndërgjegjes, të fjalës. E burgosura e madhe del shoqëria, ne si vend që ende nuk kemi pjekurinë dhe ndriçimin, për të thënë; më fal.

Vura re reagimet qeveritare pas vrasjes së 14 vjeçarit te shkolla “Fan Noli”. Qendrime agresive, armiqësore, fajësim dhe akuzim i të gjithëve. Pa kursyer as viktimën. As të plagosurin, as familjarët e tyre. Një stad politik primitiv. Luftë dhe shkatërrim i atij që ngre zërin, që nuk pajtohet, që kërkon transparencë, apo që guxon të hedhë hije dyshimi ndaj autoritetit. Nuk e ndjen Ministri i Brendshëm, as ajo e Arsimit, të kërkojnë një ndjesë. Por nxjerrin armët dhe godasin e damkosin këdo që i konteston. Sepse ata janë engjej, të mbrujtur në virtyte, të pagabueshëm, janë të rënë nga qielli.

Pra askush të mos guxojë t’i kontestojë. Ky model, nën shembullin e shefit të madh, është i neveritshëm. Eshtë një nga gjërat që ka zgjatur shumë më tepër sa mund ta durojë ky vend. E zhveshur nga ky sens minimal reflektimi, politika ka mbetur më e prapambetura në shoqëri. Asnjë rrotacion nuk do të ishte i mjaftueshëm, nëse kjo kulturë në vetvete nuk ndryshon”, shkruan Salianji.



Ju sugjerojmë

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
Sport

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

5 Korrik, 2026 10:50 pm
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Para
Rumunët votojnë për Parlament të ri

Rumunët votojnë për Parlament të ri

Deri në 30 cm borë në zonat malore

Deri në 30 cm borë në zonat malore

Kosovë: Autoritetet thonë se furnizimi me ujë po normalizohet pas shpërthimit të së premtes

Kosovë: Autoritetet thonë se furnizimi me ujë po normalizohet pas shpërthimit të së premtes
















TE FUNDIT

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit

Shpalosi flamurin e Palestinës, por FIFA nuk do ta sanksionojë trajnerin e Egjiptit
5 Korrik, 2026

Pas triumfit agonistik me penallti ndaj Australisë në 1/16 të finaleve, trajneri i Egjiptit Hossam Hassan u bë protagonist i...

Lexo më shumë

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
5 Korrik, 2026

Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit ne Peshtan. Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur...

Lexo më shumë

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
5 Korrik, 2026

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë...

Lexo më shumë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
5 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}