Dy vëllezër kanë dhunuar fizikisht njëri-tjetrin në Dibër, për motive pronësie.
Policia bën me dije se është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy vëllezërve Festim dhe Liman Përgjegji, të cilët po goditnin njëri-tjetrin me sende të forta.
Festim dhe Liman Përgjegj, tashmë janë arrestuar dhe akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Laçes, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.
Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy vëllezërve Festim dhe Liman Përgjegji, të cilët po goditnin njëri-tjetrin me sende të forta.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit Festim Përgjegji, 50 vjeç, dhe Liman Përgjegji, 61 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia./Opinion.al