Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme në Korsiko të Milanos.
Dy shqiptarë janë konfliktuar me njëritjetrin me thika bajonetash dhe që të dy kanë mbetur të plagosur.
Nuk dihet ende motivi i sherrit, por mediat italiane shkruajnë se ata janë të moshave 46 vjeç.
Njëri prej tyre është më rëndë pasi ka pësuar një plagë në arterie.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sherrit.