Aktualitet

Shërohen 11 fëmijë nga COVID-19, lajm i mirë edhe për gratë shtatzëna


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:03 - 28/04/20 |
Al Do

11 fëmijë e kanë fituar betejën me COVID-19 në Shqipëri nga 30 që kanë rezultuar të infektuar.

Lajmin e bëri të ditur drejtoresha e ISHP-së Albana Fico gjatë konferecës ku iu përgjigj pyetjeve të mediave.

Fëmijët nuk preken në forma të rëndë, nuk kemi pasur në spital, kemi 11 të shëruar nga 30 që kanë rezultuar pozitivë” tha ajo.

Ajo dha edhe një lajm të mirë për gratë shtatzëna.

Nga 4 gra shtatzënë që kanë qenë të prekura, 3 janë shëruar“, tha Fico.

E pyetur për testet serologjike dhe nëse do t’i bëjnë edhe gazetarët ajo tha se ato vijojnë mbi bazën e një kampionimi të gjerë.

Testet serologjike vijojnë në bazë të një kampionimi të gjerë për personelin në përfundim do u bëjmë me dije. Testet serologjike janë të rëndësishme për të kuptuar imunitetin ose gjendjen e kundërtrupave në popullatë, pa diskutim jemi të interesuar situatën e popullatës dhe grupeve të caktuara” tha ajo. /Opinion.al

Pas