Presidenti i Rusisë, Vladmir Putin, ka falënderuar sot shërbimin sekret të vendit për parandalimin e 30 sulmeve të planifikuara dhe zbulimin e më shumë se 320 spiunëve të huaj, vetëm gjatë këtij viti.
“Unë dua të theksoj se këtë vit, në saje të punës së punonjësve të FSB-së, më shumë se 30 krime të natyrës terroriste janë penguar”, ka thënë Putin në një takim në FSB, pasardhës i shërbimit rus KGB.
“Shërbimi ynë i anti-intelegjencës e ka një përgjegjësi të madhe. Këtë vit ata kanë identifikuar më shumë se 320 oficerë tradhtarë dhe agjendë të shërbimeve të hauaja”, ka thënë Putin, dikur agjent i KGB-së dhe udhëheqës i FSB-së para ngritjes në pushtet në 1999-ten.
Gjatë fjalimit të tij, Putin e ka përmendur edhe Sirinë, vend në të cilin në muajin shtator Rusia e ka nisur një fushatë ajrore kundër terroristëve dhe në mbështetje të regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Ai tha se Rusia mund të përdorë edhe kapacitete shtesë të armatimit në Siri, nëse një gjë e tillë është e nevojshme./ Express