Shqipëri historike. Por që ndëshkohet në fund. Kur duheshin edhe pak minuta nga fërshëllima e fundit e takimit. Gjithsesi një Shqipëri dinjitoze me të zotët e shtëpisë Francën. E cila edhe pse nuk merr pikën e parë në një kompeticion madhor si Kampionati Europian, tregon se mund tja dalë. Një Shqipëri që duhet përshendetur për atë që ka dhënë në fushë, duke treguar edhe njëherë se nuk ka qenë rastësi mbërritja deri këtu. Anton Griezman, ka ndëshkuar me kokë kuqezinjtë në minutën e 89’. Kombëtarja jonë e kanë nisur mirë pjesën e dytë kur kanë goditur shtyllën me anën e Ledian Memushajn. Kanë zbritur shpesh në gjysmënfushën e francezëve duke mbyllur shumë mirë hapësirat. Ka vuajtur në 15 minutat e fundit të ndeshjes por ka ditur të menaxhojë situatat e krijuara, ndërkohë që francezët kanë provuar deri në fund dhe si një ekip I madh fati ka qenë me ta.