Rreth orës 4:30 të mëngjesit të sotëm policia shpërndau aktivistët e mbrojtjes së godinës së Teatrit Kombëtar për ti hapur kështu rrugën fadromave për prishjen e saj.
Ngjallja pati reagime të shumta në komunitetin artistik por edhe në opinionin publik.
Në shenjë solidarizimi për shembjen e këtij Teatri, Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) ka anuluar shfaqjen që ishte paraparë të mbahej sonte.
“ Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream.
Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!”, thuhet në njoftim. /Opinion.al