Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me shembjen e një ndërtese në Vlorë, pasi nuk kishte respektuar lejen e ndërtimit.
Teksa publikon pamje nga momenti i shembjes së ndërtesës me lëndë plasëse, kreu i qeverisë shkruan se ;“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë”.