Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shekulli i përgjigjet Fevziut për Kokëdhimën

2016/07/26 at 6:03 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Shekulli i përgjigjet Fevziut për Kokëdhimën

Nga Arben Rrozhani


Mesditën e 18 korrikut i bëra një kërkesë Blendi Fevziut, në emër të Koço Kokëdhimës, që donte të ishte në studion e “Opinion”-it për të mbrojtur qëndrimin e tij kundër asaj pjese të reformës në drejtësi, e cila shkelte Kushtetutën e Shqipërisë, cenonte sovranitetin dhe po përpiqej të votohej pa konsensus me opozitën dhe duke trafikuar vota të djathta. Pas katër orësh, Fevziu ktheu përgjigje se nuk kishte planifikuar asgjë për të nesërmen, sepse gjithçka varej nga takimi Meta-Basha-Rama plus ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Por më premtoi se do të bënte një gjë të shkurtër, gjithsesi, përgjigje që u vlerësua nga Kokëdhima, mjaft që të shprehej një mendim logjik, jo politik, dhe jo en block, siç ndodhi me mediat pak ditë para votimit të reformës në drejtësi, të enjten e shkuar, duke u gdhirë e premtja. Intervista nuk u bë, por nëse do të kishte qenë në studio, Kokëdhima do të fliste dhe do të sqaronte shumë gjëra në “Opinion”, qoftë edhe për të mos e lënë kolegun Fevziu të bëjë një opinion si ai i djeshmi “Përse u prish Koço Kokëdhima me Edi Ramën?”,  mbushur me keqinformime, pasaktësi historike dhe politike dhe me dyshime se kujt i ka leverdisur, pak ditë pas miratimit të reformës në drejtësi, që të zbulohen “të fshehtat e prishjes” mes Koço Kokëdhimës dhe Edi Ramës, duke thënë se Koçon e bëri Edi, ata u mërzitën se nuk ndërhyri për t’i shpëtuar mandatin e deputetit, se…

“Keqkuptimet” e Fevziut

Sipas Fevziut, përpara se Rama të rilindte PS-në në vitin 2013, paska rilindur Koço Kokëdhimën në vitin 1998, kohë kur thotë se Rama erdhi nga Parisi, ndërsa Kokëdhima u zhvendos po në Tiranë nga Fieri, ku nisi edhe publikimin e gazetës “Shekulli”. Sa për saktësi historike, numri i parë i gazetës “Shekulli” daton më 7 tetor 1997 dhe ishte fryt i një projekti të menduar dhe financuar kohë më parë. Koço Kokëdhima ishte biznesmen ndër më të shquarit e më të mëdhenjtë në Shqipëri gjatë gjithë viteve 90. Ai e kishte nisur biznesin e tij privat që ditën e parë kur u lejua iniciativa private nga shteti komunist, duke u marrë me ndërtimtari, punë publike, më pas me media dhe telekomunikacion. Në vitin 1993 ai e zhvendosi në Tiranë aktivitetin e tij kryesor të biznesit. Gjatë kësaj kohe, Edi Rama kishte pasur axhendën e tij private, si pedagog në Institutin e Arteve, publicist me penë therëse kundër ish-presidentit Sali Berisha, artist bohem në Paris dhe më pas rikthimin në Tiranën e lindjes, për të nisur rrugën përpjetë politikës. Kjo do të ndodhte në vjeshtën e vitit 1998, pas dështimit të grushtit të shtetit të Sali Berishës, për t’u përzgjedhur nga ish-kryeministri Fatos Nano si ministër Kulture. Pra, gjatë viteve ’90, rrugët e Kokëdhimës dhe të Ramës ishin të ndara.

Kur Edi Rama ishte bërë kryetar bashkie u vendos që të zhbëhej barakopoli që kishte përçudnuar kryeqytetin gjatë qeverisjeve të kryebashkiakëve të PD-së, me mijëra kioska në sheshe publike, rrugë, trotuare, anash lumit Lana dhe kudo. Aksioni bashkiak u mbështet nga ish-kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta, por ndihmë të paçmuar dhanë bizneset vendase që ofruan mjetet e tyre të punës, pa asnjë shpërblim për të prishur dhe larguar nga qyteti qindra mijëra tonë mbetje inerte të ndërtimeve të shkatërruara. Ndokush mund t’i ketë harruar këto ndihma bujare, por ende mbahen mend sot makineritë e rënda “Caterpillar” të firmës së Kokëdhimës që punonin falas për të rilindur kryeqytetin, përkrah mjeteve të biznesmenëve të tjerë, që bashkë me qeverinë i dhanë një dorë ndihmë Bashkisë së Tiranës.

Fevziu aludon për të ashtuquajturat lidhje dhe përfitime që ka pasur Kokëdhima nga Edi Rama si kryetar bashkie deri në vitin 2011, por edhe pranon në shkrimin e tij, se ndoshta më e madhe ka qenë kostoja e besnikërisë politike dhe shoqërore të Kokëdhimës ndaj Ramës. Kur u bë Rama kryetar basdhkie Kokëdhima kishte kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme në Shqipëri në fushën e ndërtimeve dhe nuk kishte nevojë as për Ramën as për dikë tjetër që të punonte, por kishte nevojë për lirinë e konkurrencës dhe barazinë e tregut. Por Fevziu duket se është më i ndikuar nga të gjitha ato raste në Shqipëri që i konsideron raste suksesi kur bizneset janë zhvilluar përmes garave të fituara padrejtësisht dhe me mbështetjen e politikanëve.

Kokëdhima ka qenë mediabërës me standarte, ka respektuar dhe garantuar liritë profesionale të gazetarëve dhe ka ndjekur një politikë editoriale të pavarur e nga pozitat e të majtës dhe për këtë ka bërë shumë beteja e ka marrë shumë kosto edhe me qeveritë e majta përpara vitit 2005. Por besnikërinë dhe qëndresën e tij ndaj ndaj të majtës në Shqipëri dhe ndaj Ramës, Kokëdhima e pagoi veçanërisht shtrenjtë në 8 vitet e mbretërimit të egër të Sali Berishës, duke ia përjashtuar kompanitë nga të gjitha garat publike dhe projektet dhe duke ia mbytur në gjoba arbitrare, me qëllim që ai të ndryshonte vijën editoriale të gazetës “Shekulli”, e cila mbeti e njëjtë, ashtu si dhe sot.

Mediatori

Koço Kokëdhima nuk e ka mohuar rolin e negociatorit mes Ramës dhe Metës dhe nuk është penduar për këtë deri më sot. Ai është i bindur se një e majtë e përçarë është oksigjeni për Sali Berishën dhe pushtetin e tij. Është jo vetëm bindja e tij, por një e vërtetë historike: Sa herë bëhej bashkë e majta, ishte në pushtet; sa herë përçahej, vinte në fuqi Sali Berisha, siç ndodhi në korrik 2005 apo në qershor 2009. Prandaj ai kishte punuar shumë dhe me vetëdije të plotë patriotike dhe në shërbim të së majtës, që Sali Berisha të mos ishte sërish kryeministër edhe duke mos marrë votën popullore, siç kishte ndodhur më parë, por që një bllok i natyrshëm politik të merrte pushtetin për një drejtim të ri të vendit.

Por në PS, shumë njerëz i lodh ideja e një të majte të bashkuar, harrojnë se çfarë i ka bërë Berisha elektoratit të majtë kur ka ardhur në pushtet, edhe pse shumica e votave kanë qenë kundër tij, por se kështu është Kodi Zgjedhor. Janë po këta njerëz, me formim të mangët politik dhe që nuk shohin përtej hundës së tyre, që ende e shohin LSI-në vëngër, Ilir Metën si plangprishës dhe janë gati të pështyjnë në çorbë, duke harruar që Saliu është pas derës së qeverisë, gati që të rrëmbejë fronin për të rrëmbyer çfarë i ka mbetur Shqipërisë. Prandaj Kokëdhima insiston se pa marrëveshje e koalicion me LSI-në, kjo PS që kemi nuk do të qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme dhe do të shkojë në opozitë.

Mandati si mandatë politike

Kur binte fjala ndonjëherë këta muajt e fundit, për drojën se mos Gjykata Kushtetuese do të vendoste, siç bëri, që t’i hiqte mandatin e deputetit, Kokëdhima tregohej indiferent, për atë që shumë njerëz në Shqipëri e shohin si çelësi për të hapur dyer të mëdha. Mandati, si karton, ishte i parëndësishëm për të. Rëndësi kishte vetëm fakti që përfaqësonte zgjedhësit e zonës së tij. Në shumë biseda, nga shkurti 2015, deri para dy muajsh, dëgjova njerëz që këshillonin shumë shkurt: Deputeti duhet të bëjë dy gjëra: të kërkojë ndërhyrjen e Ramës ose të Metës te gjyqtarët, ose të paguajë. Kur ia pata thënë këtë Kokëdhimës, mora si përgjigje një të sharë të rëndë për mesazherin dhe një refuzim të prerë: Harroje!!! Jam në të drejtën time, sepse nuk kam bërë gjë. Është vetëm sulm politik i opozitës që sigurisht kërkon edhe reagimin e nevojshëm politik nga drejtuesit e PS-së.

Por unë jam shumë i qetë për të pritur vendimin e gjykatës”. Nuk ndodhi ashtu. Mandati i Kokëdhimës u hoq, sepse askush nuk u investua për të mbrojtur të drejtën, por, për më keq, investimi më i madh ishte që ai mandat të hiqej, sepse Koço Kokëdhima nuk i duhej më kësaj të majte. Kjo ishte besëprerja që ligështoi aq shumë deputetin e Vlorës, në një moment kur ai sapo ishte zgjedhur nga Asambleja Kombëtare e PS-së sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin dhe si deputeti që kishte lënë pas dy fushata të shkëlqyera, një parti të rinovuar në rajonin Vlorë-Gjirokastër, por, për fat të keq, edhe shumë armiq në PS.

Kokëdhima nuk donte ta konsideronte se reforma e tij për të zhbërë strukturat e atrofizuara në bazën e partisë, kishte pengesa brenda vetë saj, nga qendra në bazë. I mësuar me kontaktet me elektoratin, hallet e tyre jo vetëm gjatë fushatave të vitit 2013 dhe 2015, por edhe në takimet e përditshme, njoftimet që i vinin nga zyrat e ngritura në rajonin e Vlorë-Gjirokastrës, ai e kishte të qartë atë që po bënte: një parti të hapur për të rinjtë, për profesionistët, për të mënjanuarit dhe të përçmuarit e të majtës, duke ia hequr rolin e qehajait një grushti njerëzish, prej të cilit partia ishte kthyer në një parti familjare, që trashëgohej dhe mbyllej brenda një trungu.

Por “projekti pilot”, siç do ta cilësonte Gramoz Ruçi në Kongresin e PS-së, po shembte themelet e një ngrehine politike, prej të cilës njerëzit vetëm sa ishin larguar, sepse nuk e gjenin veten dhe nuk i pranonte njeri brenda.

A ishte ky një projekt që cenonte pozitat e Edi Ramës në PS? Përkundrazi. Me një anëtarësi të trefishuar vetëm në rajonin Vlorë-Gjirokastër, fitore bindëse kryetarësh bashkish në zgjedhjet e vitit 2015 në të pesë bashkitë problematike në zonën ku drejtonte Kokëdhima, e majta ishte në kulmin e saj. Kokëdhima kishte ngritur në këmbë mijëra veprimtarë politikë duke punuar ditë-natë me njerëzit, me zgjedhësit, për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre, duke shëndoshur strukturat e atrofizuara të PS-së në bazë dhe duke zgjeruar anëtarësinë e saj. Ky projekt e ka bërë Kokëdhimën një politikan që edhe dy muaj pas heqjes së mandatit, ka po të njëjtën lidhje, në mos më shumë, me elektoratin e majtë, jo vetëm në rajonin Vlorë-Gjirokastër, por edhe në mbarë Shqipërinë. /Shekulli

*Shkrimi i Blendi Fevziut për të cilin reagoi Kokëdhima

Përse u prish Koço Kokëdhima me Edi Ramën?



Ju sugjerojmë

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive
Aktualitet

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

24 Maj, 2025 7:37 pm
VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale
Bota

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale

24 Maj, 2025 7:15 pm
Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë
Kryesore

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, tifozët i kushtojnë koreografi të veçantë

24 Maj, 2025 6:56 pm
SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
Bota

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore

24 Maj, 2025 6:41 pm
Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n
Rajoni

Gjermania për Kosovën: Rëndësi jetike për ne dhe NATO-n

24 Maj, 2025 6:14 pm
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

24 Maj, 2025 6:03 pm
Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime
Bota

Tarifat e Trump/BE:Tregtia dypalëshe të udhëhiqet nga respekti , jo me kërcënime

24 Maj, 2025 5:54 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Infektohen me salmonelë fëmijët e një kopshti në Gramsh

24 Maj, 2025 5:17 pm
Para
Video/ Tiranë, sherr në parukeri. Vajzën e nxjerrin për flokësh jashtë

Video/ Tiranë, sherr në parukeri. Vajzën e nxjerrin për flokësh jashtë

Irom Sharmila–aktivistja indiane i jep fund grevës së urisë pas 16 viteve

Irom Sharmila–aktivistja indiane i jep fund grevës së urisë pas 16 viteve

Prodhimi i violinave nga mëndafshi i merimangës

Prodhimi i violinave nga mëndafshi i merimangës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
24 Maj, 2025

Nesër do të luhen dy ndeshjet e fundit në Grupin A të Kampionatit Europian U-17, ku do të vendoset gjithçka...

Lexo më shumë

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
24 Maj, 2025

Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë...

Lexo më shumë

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive
24 Maj, 2025

Veriu këtë prag veror e ka çelur me Lezhën, mes një atmosfere festive ku muzika dhe ushqimi i mirë, tradicional...

Lexo më shumë

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale

VIDEO/ Trump i plotëson dëshirën, pret familjen shqiptare në Zyrën Ovale
24 Maj, 2025

Në një takim të veçantë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka pritur familjen shqiptare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com