Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shekulli i madh!

2017/10/13 at 5:04 PM
në Aktualitet, Komente, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shekulli i madh!

Nga Ndriçim Kulla


“Çdo popull ka një kohë në të cilën shfaqen për të njerëz të mëdhenj, që përfytyrojnë mendjen dhe shpirtin e atij kombi, njerëz që bëhen udhëheqës dhe shembull për miqtë e tyre, duke lënë gjurmën dhe vazhdën e vet mbi karakterin dhe fatin e vendit. Kjo kohë në çdo vend quhet ‘shekulli i madh’”. Kështu pat shkruar dikur Lumo Skëndo, për të çmuar veprën e Rilindasve të pavarësisë së Shqipërisë. Një term të tillë, në lëmin e mendimit dhe intelektualitetit shqiptar, mund të përdorim edhe ne për veprën, idetë dhe projektin e shqiptarizmës moderne, që hapën Rilindasit tanë të fundit në vitet ’30 të shekullit të kaluar, për zhvillimin politik, kulturor- shoqëror dhe emancipues-edukativ të gjithë shoqërisë shqiptare.

Për ta kuptuar sa më mirë dhe sa më thellë domethënien e historisë, përdoret shpesh një skicë alegorike e italianit Çezare Ripa, e cila na nxit t’u përgjigjemi disa pyetjeve që na shtron simbologjia e saj: përse historia (e paraqitur si një grua) ecën përpara, por me kokën e kthyer pas? Përse ajo ka një këmbë të vendosur mbi tokë dhe tjetrën mbi një “kuadrat”? Përse është veshur e tëra në të bardhë? Cili është plaku mbi krahët e të cilit ajo mbështetet? “Historia shikon pas, kah së shkuarës, por ecën drejt së ardhmes. Ka një këmbë të vendosur në tokë, sepse ai është vendi ku jetojnë njerëzit, protagonistët e historisë. Këmba tjetër është mbi një kuadrat, simboli i stabilitetit, pasi historia duhet të qëndrojë mbi themele të qëndrueshme e të mos e lërë veten të “korruptohet” nga asnjë gënjeshtër. Veshja e saj është e bardhë, ashtu si e vërteta e kulluar. Pranë i qëndron Kronosi plak, simboli i kohës ose mjeshtrja e jetës, drita e kujtesës”. Ky është shpjegimi që jep vetë autori për alegorinë e tij të historisë.

Në thelb i gjithë ky shpjegim, na ka trashëguar kohë pas kohe parimin se çdo historian i përgjegjshëm duhet të distancohet, ose nëse parapëlqen, të lartohet, nga peizazhi që paraqet e shkuara, peizazh që kërkon një mënyrë të veçantë ecjeje për ta përshkruar, që bazohet në kapacitetin për të lëvizur mes skajeve të thjeshtësisë dhe mjeshtërisë. Janë pikërisht këto skaje që Makiaveli i vendosi si shtjellimet e tij qendrore në parathënien e “Princit” të vet aq të famshëm. “Ashtu si ata që dizenjojnë vendet e ndryshme, thekson ai, e vendosin veten poshtë për të konsideruar natyrën e maleve dhe vendeve të larta dhe për të konsideruar vendet e ulëta ngjiten lart, sipër maleve, po kështu, për të njohur mirë natyrën e popujve nevojitet të jesh “Princ”, kurse për të njohur atë të Princërve, duhet të jesh popull… Në këtë kuptim, më e mira që mund të bësh, qoftë me një princ apo me një peizazh apo me të shkuarën, është të përfaqësosh realitetin e vërtetë, t’i studiosh veçantitë, në kërkim të modeleve gjithnjë e më të mëdhenj, për të parë se si mund t’i përdorësh ato që sheh tek ajo në dobi të qëllimeve të tua… E fuqia që qëndron në këtë përfaqësim mund të jetë vërtet e madhe, pasi bëhet fjalë për një “dizenjim të peizazhit të historisë”, ashtu siç e pat kuptuar me të drejtë Makiaveli.

Po si mund të arrihet vallë ky dizenjim i së shkuarës? Njëri nga historianët më të mëdhenj të luftës së ftohtë John L. Gaddis,  shpjegon se “ne e njohim të ardhmen vetëm në saje të së shkuarës që projektojmë në të… dhe jemi në gjendje ta përfytyrojmë të shkuarën vetëm si një peizazh të afërt apo të largët, si një horizont..”. Një nocion qendror në hermeneutikën e Gadamerit është edhe ai i “historisë së efekteve”: çdo fenomen mbërrin te ne përmes një zinxhiri interpretimesh… tema, pra, është ajo e historisë universale, e horizontit historik gjithëpërfshirës”. Është pikërisht ky horizont gjithëpërfshirës i historisë dhe i produktit intelektual  të saj, si pjesë e tërësisë së produkteve që ajo arrin të prodhojë, një bazë e fortë dhe e qëndrueshme mbi të cilën mund të ngrihet studimi hermeneutik i mendimit shqiptar.

Kjo është dhe arsyeja kryesore metodologjike pse trajtohet e shkuara; nga njëra anë, ngaqë krijon një distancë në të, dhe nga ana tjetër, sepse kemi me të diçka të përbashkët. Jemi në një raport jashtësie, por edhe familjariteti ose e thënë ndryshe, jemi në një gjendje ndërmjetësimi. Këtu i ka themelet i ashtuquajturi “qark gadamerian”. Qëllimi i interpretimit sipas tij është “shkrirja e horizonteve” midis së shkuarës dhe së tashmes, midis tekstit dhe interpretuesit, pasi vetëm një unifikim i tillë do të na lejonte një kuptim të saktë dhe të thellë. Një metodologji të tillë do të përpiqemi ta huazojmë edhe në arsyetimin tonë që ndërthur jo vetëm temat më aktuale të problematikës së sotme me problemet e së shkuarës, por dhe interpretimin e tyre nëpër tekstet e mendimtarëve tanë të  viteve ‘30 të shek. të kaluar. Diçka e tillë na bëhet e mundur sepse të dyja horizontet,  i kohës sonë dhe i viteve ‘30, i përkasin të njëjtës situatë dhe zhvillojnë të njëjtat fenomene, për mjaft fusha e tematika të interesit tonë. Gjithashtu, kjo shkrirje horizontesh mund të këndvështrohet edhe si një “dialog” midis problemeve dhe zgjidhjeve të paraqitura në secilën prej kohëve, pikërisht sepse kuptimi i tyre sjell një ripërtëritje gjithmonë të re dhe vitale, të arritur përmes një dialektike të vazhdueshme pyetjesh e përgjigjesh. Një strukturim i tillë duhet të ketë si fill lidhës edhe zhvillimi i mendimit të secilës prej sprovave të këtij mendimi  dhe shtjellimi në tërësi i tematikave të tyre. Janë të shumtë motorët që vënë në lëvizje një shoqëri. Ata na ndihmojnë ta lexojmë të sotmen nën dritën e disa traditave dhe ideologjive të caktuara që përfaqësojnë. E kjo për faktin se koha e sotme mund të paraqesë mjaft pika kthese me mendimin e së shkuarës, por edhe vijueshmëri të plotë me të. Janë, pikërisht këto të fundit që do të na shërbejnë që gjatë “rrugëtimit” tonë të njëmendtë ta ndjejmë dhe ta spikasim sa më mirë trashëgiminë e së shkuarës, për të nxjerrë më qartësisht në pah aktualitetin e saj në të sotmen shqiptare, në ndërgjegjen e saj më të thellë./ *publicist

Etiketa: Ndricim KullaShekulli i madh


Ju sugjerojmë

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
Aktualitet

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

6 Korrik, 2025 2:07 pm
Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë
Kronikë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë

6 Korrik, 2025 1:56 pm
Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile
Politikë

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

6 Korrik, 2025 1:53 pm
Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
Aktualitet

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

6 Korrik, 2025 1:16 pm
Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
Sport

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

6 Korrik, 2025 1:12 pm
Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
Bota

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

6 Korrik, 2025 1:01 pm
Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave
Sport

Lëndim tronditës për Musiala, Donnarumma në qendër të kritikave

6 Korrik, 2025 12:58 pm
Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë
Kronikë

Gjenden bimë kanabisi në Shkodër, nisin hetimet për kryepleqtë

6 Korrik, 2025 12:30 pm
Rama: Qendra Shëndetësore Verore në Palasë, çdo ditë në gatishmëri
Aktualitet

Rama: Qendra Shëndetësore Verore në Palasë, çdo ditë në gatishmëri

6 Korrik, 2025 12:24 pm
Khamenei del nga bunkeri,rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin
Bota

Khamenei del nga bunkeri,rishfaqet për herë të parë në publik pas luftës me Izraelin

6 Korrik, 2025 12:19 pm
Para
Si i iku policisë italiane bosi shqiptar i mafias, njeriu që u fotografua me socialistet

Si i iku policisë italiane bosi shqiptar i mafias, njeriu që u fotografua me socialistet

Ja si “çmenden” vajzat pas Bali Beut

Martesa e Burak Oszcvit është në krizë !

Debat në Parlament/ Basha-Ramës: Ambasadori  amerikan dhe Kryeministri italian të kërkuan të shkëputesh nga krimi i organizuar

Basha ashpërson tonet: Këta janë politikanët që duhen arrestuar
















TE FUNDIT

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
6 Korrik, 2025

Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës pas kritikave të kryeministrit Edi Rama. Policia bën me...

Lexo më shumë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë
6 Korrik, 2025

Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar në Policinë Greke, hetoi një konflikt të armatosur që ndodhi në shtator 2024...

Lexo më shumë

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile
6 Korrik, 2025

Gjatë 4 viteve në sallën e Kuvendit, deputetët folën e propozuan shumë ide, por pak prej tyre e panë kartonin...

Lexo më shumë

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
6 Korrik, 2025

Temperaturat e larta përkeqësojnë gjendjen shëndetësore tek personat që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor. Mjekja psikiatre Irena Thoma shpjegon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com