Në studion e emisionit “Opinion”, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur ndër të tjera edhe në lidhje me vendimin e Gjykatës së Strazburgut për 13 milionë euro dëmshpërblim, që shteti shqiptar duhet t’u kthejë banorëve të kompleksit Jon në Vlorë.
Është fjala për pallatin e ndërtuar nga vjehrri i Lulzim Bashës i cili u shemb për t’i hapur rrugë ndërtimit të pedonales.
Ndër të tjera, u përmendën edhe vendime të tjera të arbitrazhit siç ishte ai i të larguarve nga administrate që i kanë kushtuar jo pak shtetit shqiptar.
Në këtë kontekst, Shehi u shpreh se këto vendime rrezikojnë të bëhen të papërballueshme për shtetin shqiptar.