Li Jinyuan, një shef kinez mjaft bujar, i cili dërgoi për pushime 640 punonjës të stafit të tij në Francë dhe Monaco, e ka bërë përsëri këtë gjë.
Këtë herë, ky shef bujar do t’i dërgojë punonjësit e tij në Madrid. Këtë vit, ai do sigurojë pushimet e 2,500 punonjësve të cilët do të kalojnë 5 ditë në Spanjë.
Udhëtimi, i cili përfshin vizitat në Toledo dhe Barcelonë, thuhet se i ka kushtuar këtij pronarit zemërgjerë 7 milionë euro. Edhe pse nuk janë zbuluar ende detaje të itinerarit të tyre, punonjësit u nisën drejt Spanjës më 5 maj dhe do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore.
Këto pushime, të cilat janë të përvitshme tashmë, bëhen për të festuar përvjetorin e 21-të të kompanisë. Nuk dihet nëse shefi bujar Jinyuan mori pjesë në këtë udhëtim.
Eh sikur të ishin të gjithë shefat të tillë!