Shefi i i shërbimit të Toksikologjisë në QSUT, Zihni Sulaj, i bën thirrje politikës të mos lejojë asnjë legalizim të hashashit.
Zihni Sulaj: Në emër të Shoqatës së Toksikologëve i bëjmë thirrje politikës që të mos lejojë në asnjë formë legalizimi të hashashit. Nuk ka asnjë studim që tregon benefitet e përdorimit të kanabisit mjekësor. Qeveritë dhe OKB kanë dështuar për të ndaluar përdorimin dhe tregtimin e kanabisit përmes masave represive.
Deklarata u bë në konferencën Shkencore e Toksikologjisë.
Shefi i Toksikologjisë thotë se për përdoruesit e hashashit në Shqipëri, politika duhet të ulë dënimin dhe të shtojë fondet për edukimin dhe trajtimin mjekësor të përdoruesve.
Zihni Sulaj: “Efektet negative të hashashit në shëndetin e popullatës janë shumë të madha. Çdo ditë në urgjencën e QSUT -së paraqiten me dhjetra të rinj në situatë paniku, çrregullime të forta të memories, emocionale, të irrituar dhe të dhunshëm”./ORA