Te Fundit

SHÇBA arreston pedagogun e Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 02/12/21 |
Opi Nion

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar pedagogogun, Qetsor Gurra, të Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit dhe inspektorin Dritan Lelaj polic i qarkullimit rrugor që konkurronte për të marrë gradën nënkomisar.

Nga hetimet ka rezultuar se kryekomisari Qetsor Gurra ka favorizuar policin e rrugores Dritan Lelaj që të merrte përmes falsifikimit të dokumenteve gradën nënkomisar gjatë procesit të konkurrimit në Akademinë e Sigurisë për vitin 2021.

“Sot, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në të cilin është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest me burg” për punonjësit e policisë:

– Kryekomisar Q.G., me detyrë Lektor në Fakultetin e Hetimit pranë Akademisë së Sigurisë;

– Inspektor D.L., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë e Autostradave në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, kandidat në procesin e konkurimit për gradën “Nënkomisar”.

Vendimi i GJKKO për masën e sigurimit ndaj këtyre punonjësve të policisë u mor pas hetimeve disa mujore të kryera nga Drejtoria e Hetimit të SHÇBA nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, në funksion të procedimit penal Nr. 382/2021 për veprat penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, parashikuar përkatësisht nga nenet 245/1 dhe 186/1 i Kodit Penal.

Gjatë hetimeve të kryera në përdorim të metodave speciale, u bë e mundur të dokumentohej me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e punonjësve të policisë, e cila konsistonte në dhënien e premtimeve dhe kryerjen e veprimeve konkrete për të favorizuar në mënyrë të padrejtë kandidatët që konkuronin në testimin për gradën “Nënkomisar” në Akademinë e Sigurisë për vitin 2021.

Subjektet e këtij procedimi penal, në procesin e konkurimit kanë depozituar dhe përdorur dokumente të fallsifikuara me qëllim përfitimin e padrejtë të pikëve në kualifikimin përfundimtar të konkurentëve.

Në funksion të hetimeve të kryera dhe të ekzekutimit të vendimeve penale të GJPKKO, u kryen kontrolle banesash, zyrash nga të cilat u sekuestruan prova materiale që dokumentojnë veprimtarinë e kundraligjshme te subjekteve.

Veprimet dhe aktet proceduriale u referuan në SPAK. Hetimet vazhdojnë”, thuhet në njoftim.

Pas