Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA vendos sanksione shtesë për dhunën pas zgjedhjeve në Venezuelë

2024/11/27 at 8:12 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA vendos sanksione shtesë për dhunën pas zgjedhjeve në Venezuelë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione shtesë ndaj 21 bashkëpunëtorëve të tjerë të Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, duke i akuzuar ata se ushtruan represion në periudhën që pasoi zgjedhjet e diskutueshme të muajit korrik në këtë vend.


Sanksionet e Departamentit amerikan të Thesarit përfshijnë zyrtarët e sigurisë dhe ata që janë pjesë e kabinetit të presidentit. Në mesin e tyre është kreu i agjencisë së burgjeve, drejtori i agjencisë së zbulimit dhe një ministër.

Ata tani janë pjesë e një liste me dhjetra individë të Venezuelës që janë nën sanksione amerikane dhe që përfshin edhe kryetarin e gjykatës së lartë të vendit, ministrat dhe prokurorët.

Javën e kaluar administrata e Presidentit Joe Biden e njohu kandidatin e opozitës në Venezuelë, Edmundo Gonzalez si “presidentin e zgjedhur” të vendit.
Shtetet e Bashkuara gjithashtu të mërkurën shpallën kufizime të vizave për një mori individësh që akuzohen se shtypën banorët e Venezuelës pas zgjedhjeve të 28 korrikut.

Ndërkohë që zoti Maduro shpalli fitoren në këto zgjedhje, ai dhe qeveria e tij refuzojnë të tregojnë numrin e votave si provë që do të mbështeste pretendimet e tij.

Udhëheqësi opozitar Gonzalez u largua nga Venezuela në shtator për t’u strehuar në Spanjë pas lëshimit të një urdhër-arresti që lidhet me një hetim për publikimin e numrit të votave. Ish diplomati, i cili përfaqësoi partitë kryesore opozitare, pretendon se ka fituar zgjedhjet me një dallim të thellë.

Qeveria amerikane në shtator shpalli sanksione kundër 16 aleatëve të zotit Maduro, duke i akuzuar ata se penguan zgjedhjet e lira dhe se kryen shkelje të të drejtave të njeriut.

Mbetet e paqartë se cili do të jetë ndikimi i sanksioneve dhe kufizimeve të vizave për individët e përfshirë. Zyrtarët e sanksionuar në këtë kaluarën, të cilët i qëndrojnë besnik zotit Maduro, vazhdojnë të kenë ndikim në qeverinë e Venezuelës.

Ligjvënësit e Venezuelës të martën vazhduan diskutimet rreth një ligji që do të kategorizonte sanksionet ekonomike si krime kundër njerëzimit dhe do të mundësonte përndjekjen penale të të gjithë atyre që shprehin përkrahjen e tyre për këto masa./VOA.



Ju sugjerojmë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Para
Armët bërthamore në Kiev kërcënim për Rusinë, Medvedev: “Zombi” Biden i çmendur dhe paranojak

Armët bërthamore në Kiev kërcënim për Rusinë, Medvedev: "Zombi" Biden i çmendur dhe paranojak

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria është në ditët më të mira

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria është në ditët më të mira

Patos/ Ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë, punëtori bie nga lartësia dhe ndërron jetë

Familja e kishte shpallur të zhdukur, gjendet i pajetë në Durrës 35-vjeçari
















TE FUNDIT

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
26 Korrik, 2026

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}