Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA vendos sanksione ndaj Iranit pas akuzave se Teherani po furnizon Rusinë me raketa

2024/09/11 at 9:18 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA vendos sanksione ndaj Iranit pas akuzave se Teherani po furnizon Rusinë me raketa

Uashingtoni vendosi sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimin e Rusisë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi për t’i përdorur në Ukrainë, njoftoi të martën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.


Departamenti Amerikan i Shtetit tha se sanksionet synojnë të kufizojnë më tej “aktivitetet destabilizuese të Iranit” dhe kanë në shënjestër individë dhe biznese me bazë në Iran dhe Rusi, duke përfshirë linjën ajrore të Iranit, “Iran Air”, për të cilën Shtetet e Bashkuara thanë se ishte e angazhuar në transferimin e armëve.

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder konfirmoi se Irani ka transferuar dërgesa të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi “Fath-360” në Rusi dhe se ato mund të përdoreshin kundër Ukrainës “brenda javësh”. Para transferimit të raketave, personeli ushtarak rus ishte trajnuar në Iran për të përdorur këtë sistem, tha ai.

Zoti Ryder e quajti transferimin nga Irani të raketave me rreze të shkurtër veprimi, të cilat mund të godasin objektiva në një distancë prej 120 kilometrash, një “zhvillim shqetësues” që pasuron arsenalin ushtarak të Rusisë.
“Ka shumë të ngjarë që kjo marrëveshje për furnizimin e Rusisë me raketa nga Irani të mos përdoret vetëm një herë. Ky mund të jetë një burim furnizimi për Rusinë, që do të mund të përdoret edhe në të ardhmen”, shtoi ai.

Duke folur në Londër, Sekretari Blinken tha se bashkëpunimi në rritje midis Rusisë dhe Iranit “kërcënon sigurinë evropiane dhe tregon se si ndikimi destabilizues i Iranit shtrihet përtej Lindjes së Mesme”.

“Nga ana e saj, Rusia po i jep Iranit teknologjinë për të cilën Teherani ka nevojë”, tha Sekretari Blinken në konferencën për shtypin. “Kjo është një rrugë me dy drejtime, duke përfshirë çështjet bërthamore, si dhe shkëmbimin e disa informacioneve mbi teknologjinë hapësinore.”
Sekretari i Shtetit Blinken shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin tani po mbështetet gjithnjë e më shumë në ndihmën e Iranit dhe Koresë së Veriut për furnizimet me armë, një shkelje e qartë e rezolutave të shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas zotit Blinken, presidenti rus po merr ndihmë edhe nga Kina.

“Një nga arsyet e aftësisë së Putinit për të vazhduar këtë agresion është mbështetja nga Republika Popullore e Kinës, furnizuesi më i madh i veglave të makinerive dhe pajisjeve elektronike, që po ndihmojnë Rusinë të mbajë në funksion industrinë e saj të mbrojtjes”, tha ai.

Pa identifikuar në mënyrë specifike raketat balistike, Moska konfirmoi të hënën se Rusia dhe Irani po bashkëpunojnë në fusha “më sekrete”.

“Irani është partneri ynë i rëndësishëm”, u tha gazetarëve në një telefonatë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Ne po zhvillojmë bashkëpunimin dhe dialogun tonë në të gjitha fushat e mundshme, duke përfshirë edhe ato më sekrete”.
Gjatë vizitës së Sekretarit Blinken dhe Sekretarit të Jashtëm britanik David Lammy në Kiev këtë javë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka të ngjarë të këmbëngul që aleatët perëndimorë të lejojnë Kievin të përdorë raketat e tyre me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva brenda Rusisë, tha analisti Garret Martin, bashkëdrejtor i Qendrës së Politikave Transatlantike në Universitetin Amerikan në Uashington.

“Në përgjithësi, Britania e Madhe ka qenë më e drejtpërdrejt në mbështetjen për Ukrainën”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Duke folur për kanalin “Sky News” të martën përpara vizitës në Kiev, Sekretari Blinken tha se presidenti amerikan Joe Biden “nuk e përjashton” mundësinë e lejimit të Ukrainës që të përdorë raketat e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për të goditur objektiva brenda Rusisë.

Ukraina ka pasur “atë që i duhej, kur i duhej, për të qenë efektive në zmbrapsjen e agresionit rus”, tha Sekretari Blinken.

Kryeministri britanik Keir Starmer do të takohet me Presidentin Biden në Uashington të premten dhe Ukraina dhe Lindja e Mesme pritet të jenë tema kryesore të bisedimeve.

“Veçanërisht për Ukrainën dhe për Lindjen e Mesme, javët dhe muajt e ardhshëm janë jashtëzakonisht të rëndësishëm”, tha Kryeministri Starmer për kanalin BBC të dielën. “Prandaj, është e rëndësishme për mua të flas me Presidentin Biden për përgjigjen tonë të përbashkët, përgjigjen e aleatëve tanë ndaj çështjeve urgjente, të menjëhershme, por edhe ndaj çështjeve më strategjike afatgjata”.

Javën e kaluar, Britania njoftoi pezullimin e disa shitjeve të armëve për Izraelin për shkak të shqetësimeve se sulmet e ushtrisë izraelite ndaj objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës shkelin ligjin humanitar. Izraeli i ka mohuar këto akuza. Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të furnizojnë Izraelin me armë dhe nuk besojnë se Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar./REL



Ju sugjerojmë

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend
Aktualitet

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend

5 Korrik, 2025 2:17 pm
“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun
Aktualitet

“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun

5 Korrik, 2025 2:06 pm
‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!
Aktualitet

‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!

5 Korrik, 2025 1:53 pm
“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale
Aktualitet

“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale

5 Korrik, 2025 1:34 pm
Pikëllim, lot e dhembje/ U jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Bota

Pikëllim, lot e dhembje/ U jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës dhe vëllait të tij

5 Korrik, 2025 1:24 pm
Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës
Kryesore

Dy festa në një ditë/Berisha: Sot ditëlindja e Lilit dhe e 54 vjetorit të martesës

5 Korrik, 2025 1:06 pm
Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve
Aktualitet

Prostitucion deri në vlerën 200 € në apartamentin në Qerret/ Pranga 2 kinezeve

5 Korrik, 2025 12:41 pm
Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani
Aktualitet

Alarmi për bombë/ Tvklan.al pyet policinë e Kosovës. Detajet nga zëdhënesi Kelani

5 Korrik, 2025 12:26 pm
PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat
Aktualitet

PAMJET/ Kthyen dollapin e rrobave në hyrje për në dhomën ku krijonin pasaportat

5 Korrik, 2025 12:13 pm
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

Pritej mbajtja e seancës së konstituimit të Kuvendit, policia largon deputetët

5 Korrik, 2025 11:57 am
Para
Berisha reagon për kullën ‘Mali i Tiranës’: Monumente të shëmtuara të krimit dhe drogës

Berisha sot në SPAK, pritet vendimi final për çështjen “Partizani”

SHBA 60 mld dollarë ndihmë për Ukrainën, reagon Biden: Të dërgojmë sa më shpejt armët në Ukrainë

Biden: SHBA po punon për t’ia hequr Ukrainës kufizimin e përdorimit të armëve me rreze të gjata

Krimi i dyfishtë në Roskovec/ Identifikohet autori i ngjarjes, të vrarë dy vëllezër

Ngacmoi seksualisht dy vajza të mitura në Korçë, lihet në burg 56-vjeçari
















TE FUNDIT

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend

Sezon turistik premtues në Durrës, një nga destinacionet më të preferuara në vend
5 Korrik, 2025

Plazhet e Durrësit janë mbushur plot në fundjavën e parë të korrikut. Pushues nga i gjithë vendi, por edhe turistë...

Lexo më shumë

“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun

“Vlera rekord dhe kthesa të temperaturave”, parashikimi i motit për korrikun
5 Korrik, 2025

Shqipëria po përballet me një nga verat më të nxehta të viteve të fundit, ku temperaturat ekstreme kanë shënuar rekorde...

Lexo më shumë

‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!

‘Gazo ke ngelur..’/ Zegjineja falenderon Maldritën: Vendim befasues!
5 Korrik, 2025

Pasi kandidatja e PS, Maldrita Bardho vendosi të mos e pranojë mandatin e deputetes, Zegjine Çaushi, ia doli të sigurojë...

Lexo më shumë

“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale

“Tokë e xanun” në Tiranë, Rama paralajmëron: Gjoba ose ndjekje penale
5 Korrik, 2025

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga zona e “21 Dhjetorit” në Tiranë, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com