Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA sanksione zyrtarëve të inteligjencës iraniane, kishin planifikuar…

2021/09/04 at 10:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA sanksione zyrtarëve të inteligjencës iraniane, kishin planifikuar…

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër katër punonjësve të inteligjencës iraniane të cilët planifikuan të rrëmbejnë një gazetare amerikane.

Plani i tyre është parë si një përpjekjeje më e gjerë për të heshtur kritikët e qeverisë në Teheran. Irani ka hedhur poshtë pretendimet.

Departamenti i Thesarit njoftoi sanksionet më 3 shtator kundër zyrtarit të lartë të inteligjencës së Iranit, Alireza Shahvaroghi Farahani, si dhe tre vartësve të tij Mahmoud Khazein, Kiya Sadeghi dhe Omid Noori.

Farahani drejton një rrjet të agjentëve të inteligjencës të cilat kanë në shënjestër disidentët iranianë në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Departamenti i Thesarit në deklaratën e tij.

Këta katër zyrtarë planifikuan të rrëmbenin Masih Alinejad, një aktiviste dhe gazetare irano-amerikane që punon në Nju Jork.

Pas kidnapimit, ata planifikonin ta transportonin atë me skaf në Venezuelë dhe prej aty ta dërgonin në Iran, thuhej në një njoftim të muajit korrik nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Katër iranianët akuzohen për komplot në lidhje me rrëmbimin, shkeljet e sanksioneve, mashtrimet bankare dhe pastrimin e parave.

“Komploti i rrëmbimit është një shembull tjetër i përpjekjes së saj të vazhdueshme për të heshtur zërat kritikë, kudo që të jenë”, tha Andrea Gacki, drejtoreshë e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit.

“Kjo tregon se represioni i qeverisë iraniane vepron përtej kufijve të Iranit”, tha ajo.

Sanksionet e vendosura ndaj zyrtarëve të inteligjencës iraniane bllokojnë çdo pronë që ata kanë në Shtetet e Bashkuara, si dhe ndalojnë çdo qytetar amerikan të bëjë transaksione me ta.

Irani më 4 shtator kundërshtoi vendimin amerikan duke thënë se ai pasqyron “varësinë e Uashingtonit nga sanksionet”.

“Tani po përdorin skenarët e Hollivudit për t’i mbajtur gjallë sanksionet”, tha ministria e Jashtme e Iranit në një postim në Twitter më 4 shtator, duke cituar zëdhënësin Saeed Khatibzadeh.

Shtetet e Bashkuara më 2018 kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit dhe janë tërhequr nga një marrëveshje bërthamore të cilën Teherani e kishte arritur me fuqitë botërore dhe e cila kufizonte aktivitetin bërthamor të tij.

Që nga ajo kohë Irani ka filluar gradualisht me moszbatimin e kësaj marrëveshjeje. Një përpjekje për t’i rikthyer palët në marrëveshje, në Vjenë të Austrisë janë mbajtur disa negociata me ndërmjetësimin e evropianëve, mirëpo ato nuk kanë sjellur ndonjë rezultat.

Etiketa: IranRrembimi i gazetareshba

Ju sugjerojmë

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
Kryesore

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 8:25 pm
Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
Kryesore

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

16 Nëntor, 2025 5:59 pm
Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

16 Nëntor, 2025 1:09 pm
Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
Kronikë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

16 Nëntor, 2025 1:02 pm
Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh
Kronikë

Momenti i ekstradimit të 31-vjeçarit, në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh

16 Nëntor, 2025 12:40 pm
1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi
Kronikë

1943 / 9 objektivat e krijimit të shoqatës së parë shqiptare në Australi

16 Nëntor, 2025 12:20 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 16 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

16 Nëntor, 2025 12:10 pm
I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
Sport

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

15 Nëntor, 2025 9:11 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Para
Do të takohet me Ilir Metën? Flet Rama

Mbërrin tek Meta shkresa e PS për propozimin e Edi Ramës si kryeministër

Sherr mes shqiptarëve dhe kosovarëve në Itali, plagosen me armë 8 persona

Sherr mes shqiptarëve dhe kosovarëve në Itali, plagosen me armë 8 persona

Qëlloi me armë zjarri duke lëvizur me makinë, policia në kërkim të autorit

Emri/ qëllohet me armë zjarri 54-vjeçari në Shkodër

TE FUNDIT

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë

Kombëtarja mbyll me humbje përballjen me Anglinë
16 Nëntor, 2025

Ka përfunduar në rezultatin 0-2 përballja e Kombëtares Shqiptare me Anglinë në “Air Albania. Shqipëria ka mbyllur kështu fazën e...

Lexo më shumë

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë

Nga Gjimshiti tek Hoxha, formacioni i Sylvinos në përballjen me Anglinë
16 Nëntor, 2025

Shqipëria përballet sot me Anglinë në orën 18.00 në stadium “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të botërorit. Kuqezinjtë kanë...

Lexo më shumë

Protesta para Kryeministrisë, Berisha: Fillimi i platformës parlamentare

Zyrtarët amerikanë u rikthyen në SPAK/ Berisha: Nuk e besoj kurrë se Trump mbështet prokurorinë si krah politik 
16 Nëntor, 2025

Sikurse është njoftuar, Partia Demokratike do të mbajë të hënën potestën e saj, të cilën përmes një postim në Facebook,...

Lexo më shumë

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje

Shoqëroi Ervis Martinajn, ish-oficeri i operacionales arrestohet për tjetër ngjarje
16 Nëntor, 2025

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, lidhur me shpërthimin e një sasie tritoli në një lokal në Kamzë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com