Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA pezullon dërgesat me armë për Izraelin, shkak bëhet sulmi në Rafah

2024/05/09 at 6:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA pezullon dërgesat me armë për Izraelin, shkak bëhet sulmi në Rafah

Shtetet e Bashkuara kanë përshkallëzuar trysninë mbi Izraelin lidhur sulmin në Rafah, duke pezulluar përkohësisht dërgesat me armë. Zyrtarët izraelitë e kritikuan sot vendimin e presidentit Biden për të pezulluar dërgesat me armë në Izrael. Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan e quajti masën “një deklaratë të rëndë dhe shumë zhgënjyese nga një president për të cilin kemi qenë mirënjohës që nga fillimi i luftës”.

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben Gvir tha në rrjetin X se “Hamasi e do Presidentin Biden”. Kjo është hera e parë që nga sulmi terrorist i Hamasit më 7 tetor, që Shtetet e Bashkuara përdorin një transferim armësh për të ndikuar në operacionet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Presidenti Biden tha në një intervistë për rrjetin CNN të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të furnizojnë Izraelin me armë mbrojtëse, si municionet për sistemin e mbrojtjes nga raketat, “Iron Dome”.

“E kam bërë të qartë se nëse ata shkojnë në Rafah, gjë që nuk e kanë bërë ende, unë nuk do ta furnizojë Izraelin me armët që do të përdoreshin për operacionet në qytete si Rafah”, tha ai.

Vendimi i Presidentit Biden pasoi diskutimet e zyrtarëve amerikanë me Izraelin për të “operuar ndryshe kundër Hamasit dhe ndryshe ndaj zonave të tjera në Gazë”, tha një zyrtar i lartë i administratës në një deklaratë dërguar Zërit të Amerikës. Zyrtari foli në kushte anonimiteti.

Ndërsa numri i viktimave në Rripin e Gazës po rritej, administrata e Presidentit Biden paralajmëroi në fillim të prillit se mbështetja e amerikane për luftën e Izraelit do të kushtëzohej me masat konkrete për mbrojtjen e civilëve.

Në fillim të kësaj jave, Izraeli filloi një operacion ushtarak në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ku po strehohen 1.3 milionë civilë, duke nxitur Shtetet e Bashkuara të pezullonin dërgimin e armëve në Izrael.

“Duke marrë parasysh zhvillimet në Rafah, ne jemi duke shqyrtuar disa dërgesa afatshkurtëra të ndihmës ushtarake për Izraelin”, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

Kjo është hera e parë që nga sulmi terrorist i Hamasit më 7 tetor, që Shtetet e Bashkuara përdorin dërgesat e armëve për të ndikuar në operacionet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë kërkuar për një kohë të gjatë që Shtetet e Bashkuara t’i japin fund dërgimit të armëve, duke akuzuar Izraelin për përdorimin e tyre në kundërshtim me ligjin humanitar.

Vendimi u mirëprit nga progresistët në Partinë Demokrate të Presidentit Biden, por u kritikua nga ligjvënësit republikanë, duke përfshirë senatorin Lindsey Graham.

“Doni të mikromenaxhoni luftën? Ne hodhëm dy bomba atomike mbi japonezët pas sulmit në Pearl Harbor. A shqetësohej vërtet dikush në Amerikë për këtë?”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara shqyrtuan fillimisht pezullimin e dërgesave të armëve muajin e kaluar, pasi Izraeli dukej më afër një vendimi për të nisur një sulm në Rafah, tha një zyrtar i lartë amerikan. Për shkak se izraelitët nuk morën parasysh plotësisht kërkesat e Shteteve të Bashkuara, administrata e Presidentit Biden vendosi të pezullonte transferimin e armëve javën e kaluar.

Kjo përfshin 1800 bomba, 900 kilogramëshe dhe 1700 bomba me peshë rreth 220 kilogramëshe.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu po shqyrtojnë pezullimin e dërgesave me teknologji që shërbejnë për modernizimin e armëve dhe municioneve.

Një ditë para këtij vendimi, Presidenti Joe Biden theksoi mbështetjen e tij për Izraelin.

“Angazhimi im për sigurinë e popullit hebre, sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e tij për të ekzistuar si një shtet i pavarur hebre është i hekurt, edhe në raste kur nuk jam dakord me veprimet e udhëheqjes së tij“, tha ai.

Administrata e tij së fundmi miratoi një ndihmë ushtarake me vlerë 827 milionë dollarë për Izraelin. Njëkohësisht, ajo shkeli një afat të mërkurën për të paraqitur një raport në Kongres, që duhej të vlerësonte nëse Izraeli i ka përdorur armët amerikane në kundërshtim me ligjin humanitar.

“Ne vazhdojmë të punojmë për të përfunduar raportin dhe presim ta dorëzojmë atë në një të ardhme shumë të afërt”, tha zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Matthew Miller.

Pavarësisht operacionit të Izraelit në Rafah, negociatat për arritjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në këmbim të palestinezëve të burgosur në Izrael, po vazhdojnë./VOA

Ju sugjerojmë

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
-U tha në Opinion

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

18 Dhjetor, 2025 9:43 pm
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
-U tha në Opinion

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

18 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi
-U tha në Opinion

Rama tregon liritë që ka “humbur” nga politika.Fevziu i kujton foton nudo nga plazhi

18 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë
-U tha në Opinion

Rama “kthehet” 35 vite pas: Nuk kisha asnjë dëshirë që të merresha me politikë

18 Dhjetor, 2025 9:24 pm
Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend
Kryesore

Rama për The Observer: Shqipëria mund ta ndihmojë BE të mbijetojë, na jepni një vend

18 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Para
Princi William i dorëzon profesorit shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë OBE

Princi William i dorëzon profesorit shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë OBE

Pushuesi gjen kokainë me vlerë 1 milion dollarë në plazhet e Floridës

Pushuesi gjen kokainë me vlerë 1 milion dollarë në plazhet e Floridës

Vlorë/ Vetëhidhet nga kati i katërt i banesës së pushimit 17-vjeçarja

Aksident në Durrës, shoferi humb kontrollin e automjetit përfundon në spital në gjendje të rëndë

TE FUNDIT

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
18 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë një interviste në opinion “çelësin” e mbijetesës së gjatë në politikë. Ai nuk i vuri...

Lexo më shumë

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
18 Dhjetor, 2025

Për herë të parë kryeministri Edi Rama ka zbuluar deri në detaje se çfarë ndodhi mes tij dhe Lulzim Bashës,...

Lexo më shumë

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
18 Dhjetor, 2025

Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” si një reflektim për 35 vite demokraci, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për pasojat...

Lexo më shumë

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
18 Dhjetor, 2025

Nëpërmjet një interviste në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama është “kthyer” 35 vite pas duke kujtuar fillimet e tij të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com