Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar një projekt-ligj financimi që do të sigurojë një ndihmë prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën.
Ndihma vjen ndërkohë që Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Në një postin më rrjetin social “Twitter”, Biden shkruan se ka nënshkruar projekt-ligjin e mbështetjes për Ukrainën.
“Sapo nënshkrova projektligjin e financimit dypartiak të qeverisë – duke e mbajtur qeverinë të hapur dhe duke siguruar një financim historik prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën”,-shkruan Biden në “Twitter”.
Mësohet se ky financim do të shfrytëzohet për ndihma ushtarake, humanitare dhe ekonomike./Opinion.al