Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja sanksionon katër zyrtarë ukrainas për promovim të ndikimit rus

2022/01/20 at 6:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA-ja sanksionon katër zyrtarë ukrainas për promovim të ndikimit rus

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka vendosur sanksione të reja të enjten më 20 janar,2022, kundër katër zyrtarëve ukrainas, duke përfshirë dy anëtarë aktualë të parlamentit, të cilët zyrtarët e administratës amerikane thonë se janë pjesë e një përpjekjeje të ndikimit rus për të vendosur pretekstin për pushtimin e Ukrainës.


Siç njoftoni Departamenti i Thesarit, sanksione janë vendosur ndaj parlamentarëve Taras Kozak dhe Oleh Voloshyn dhe dy ish-zyrtarëve të qeverisë ukrainase. Sipas Thesarit, të katërtit kanë qenë të përfshirë ngushtë në përpjekjet e dezinformimit nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë, i njohur si FSB.

Sanksionet e reja u bënë publike më pak se 24 orë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, tha se mendon se Moska do të pushtojë së shpejti Ukrainën. Ai paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin se vendi i tij do të paguajë një “çmim të shtrenjtë” për jetët e humbura dhe një kufizim të mundshëm në qasjen në sistemin bankar global nëse merr vendim për invadim të Ukrainës.

Biden u përball me kritika nga republikanët dhe zyrtarët ukrainas pasi u tha se ai do të reagonte me maturi në rast të invadimit rus të vetëm një pjese të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë javën e kaluar paralajmëroi se Rusia ka vendosur operativë në dhe rreth Ukrainës, ndoshta për të krijuar pretekst për një pushtim.

Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas kanë qenë gjithashtu të shqetësuar për dezinformatat ruse.

“Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime për të ekspozuar dhe kundërshtuar fushatën e rrezikshme dhe kërcënuese të ndikimit dhe dezinformimit të Rusisë në Ukrainë”, tha zëvendëssekretari i Thesarit, Ëally Adeyemo, në një deklaratë.

“Ne jemi të përkushtuar të ndërmarrim hapa për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj destabilizuese”, tha Adeyemo.

Kozak, i cili kontrollon disa kanale lajmesh në Ukrainë, akuzohet për përforcim të narrativave të rreme në lidhje me rrethin e ngushtë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe zgjedhjet e vitit 2020. Voloshyn ka punuar me FSB-në e Rusisë për të sulmuar zyrtarët e qeverisë ukrainase, thotë Thesari i Shtetit.

Zyrtarët e thesarit thonë se Voloshyn ka punuar gjithashtu me Konstantin Kilimnik, një shtetas rus, i cili ishte sanksionuar më parë për tentativën e dyshuar për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe për përcjelljen e informacionit tek inteligjenca ruse.

Thesari sanksionoi gjithashtu ish-zëvendëssekretarin e Ukrainës për Sigurinë Kombëtare dhe Këshillit të Mbrojtjes, Vladimir Sivkovich. Administrata thotë se Sivkovich punoi vitin e kaluar me një rrjet aktivistësh të inteligjencës ruse për të kryer operacione ndikimi që u përpoqën të ndërtonin mbështetje për Ukrainën për t’i dorëzuar zyrtarisht Krimenë Rusisë në këmbim të një tërheqjeje të forcave të mbështetura nga Rusia. Trupat ruse pushtuan Krimenë në vitin 2014 dhe vazhdojnë të pushtojnë gadishullin e Detit të Zi.

Ish-zyrtari tjetër i përmendur është Volodymyr Oliynyk, për të cilin Thesari thotë se ka punuar për FSB-në në mbledhjen e informacioneve rreth infrastrukturës kritike të Ukrainës.

Sipas Thesarit të Shtetit, Oliynk aktualisht jeton në Rusi.

Rreth 100,000 trupa ruse janë grumbulluar pranë kufirit me Ukrainën. Zyrtarët rusë po kërkojnë garanci me shkrim se NATO nuk do të zgjerohet drejt perëndimit. Anëtarët e aleancës refuzojnë të japin një premtim të tillë./ REL



Ju sugjerojmë

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

9 Gusht, 2025 10:40 pm
Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
Bota

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

9 Gusht, 2025 9:45 pm
“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
Bota

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

9 Gusht, 2025 9:18 pm
Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
Bota

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

9 Gusht, 2025 8:51 pm
Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë
Bota

Iran/ Dhunohet një grua, autori e godet pasi nuk kishte vënë shaminë

9 Gusht, 2025 8:21 pm
Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit
Aktualitet

Ndërhyrja e policisë në ambientet e News 24, reagon MEKI: Është konform ligjit

9 Gusht, 2025 7:34 pm
Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
Kronikë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

9 Gusht, 2025 7:03 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

9 Gusht, 2025 6:58 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky flet në telefon me Macron, Starmer dhe liderë të tjerë evropianë

9 Gusht, 2025 6:53 pm
Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth
Bota

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth

9 Gusht, 2025 6:46 pm
Para
VIDEO/ Gazetarja përplaset nga një makinë teksa po raportonte live

VIDEO/ Gazetarja përplaset nga një makinë teksa po raportonte live

CIA: “Sindroma e Havanës” nuk është fushatë nga shtete të huaja

CIA: “Sindroma e Havanës” nuk është fushatë nga shtete të huaja

Turqia paralajmëron Greqinë: Do të paguajnë çmim të rëndë nëse…

Turqia paralajmëron Greqinë: Do të paguajnë çmim të rëndë nëse…
















TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet, 34 të vrarë në Gaza

Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
9 Gusht, 2025

Agjencia e mbrojtjes civile e Gazës tha se të paktën 34 persona u vranë të shtunën, përfshirë edhe ata që...

Lexo më shumë

Greqia i vjen në ndihmë Gazës, lëshon 8.5 ton ushqime për palestinezët

Italia do të evakuojë fëmijë nga Gaza për trajtim mjekësor
9 Gusht, 2025

Forcat e Armatosura Greke, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare me autoritetet kompetente...

Lexo më shumë

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin

“E ardhmja nuk vendoset pa ukrainasit”, Macron do Zelenskyn në tryezën Trump-Putin
9 Gusht, 2025

"E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit", përsëriti Emmanuel Macron , i cili foli sot në telefon...

Lexo më shumë

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele

Britanikët protestojnë kundër strehimit të azilkërkuesve në hotele
9 Gusht, 2025

Pas një rasti të dyshuar sulmi seksual nga një azilkërkues në Epping, qytete në të gjithë Britaninë janë përfshirë nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com