Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja regjistron 700 mijë viktima me koronavirus

2021/10/02 at 4:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA-ja regjistron 700 mijë viktima me koronavirus

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 700,000 persona të vdekur me koronavirus, prej shpërthimit të pandemisë.

Kjo shifër është afërt me numrin e banorëve që ka kryeqyteti amerikan, Uashington, apo qyteti tjetër, Boston.

Kjo shifër është raportuar më 1 tetor, derisa autoritetet shëndetësore amerikane regjistrojnë rreth 1,900 viktima në ditë me këtë virus.

Megjithatë, numri i personave të infektuar në valën e tretë të pandemisë, ka nisur të zvogëlohet në periudhën e fundit.

Numri i rasteve të reja arrin në rreth 112,000 në ditë, për dallim nga 116,000 sa ka qenë në fillim të muajit shtator.

Mesatarja ditore e personave të shtrirë nëpër spitale është 79,000 mijë apo rreth 20,000 më pak sesa muajin e kaluar.

Me një popullsi prej rreth 330 milionë banorësh, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave në botë me këtë virus, duke tejkaluar Brazilin dhe Indinë.

Në gjithë botën, nga koronavirusi kanë vdekur rreth 5 milionë persona, ndonëse shifrat reale besohet se janë më të mëdha.

I nxitur nga varianti tejet ngjitës Delta, virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara, sidomos në zonat ku shkalla e vaksinimit është e ulët.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit në muajin dhjetor të vitit të kaluar, 65 për qind e personave që mund të imunizohen – nga 12 vjeç e tutje – janë vaksinuar plotësisht.

Rreth 76 për qind e tyre kanë marrë të paktën një prej dy dozave të nevojshme.

Vlerësohet se rreth 70 milionë amerikanë mbesin të pavaksinuar, çka mundëson përhapjen e virusit.

Në përpjekje për të mbrojtur personat më të moshuar dhe ata më të rrezikuar, për shkak të shqetësimeve të zbehjes së efektit të vaksinave pas një kohe, autoritetet amerikane kanë nisur të ofrojnë vaksina përforcuese për gati 60 milionë persona që u përkasin këtyre kategorive.

Pavarësisht infektimeve edhe pas vaksinimit, ekspertët shëndetësorë kanë thënë vazhdimisht se vaksinat janë shumë efektive në parandalim të shtrirjes në spital dhe vdekjes.

Shumica e personave të sëmurë rëndë apo edhe të vdekur me këtë virus, kanë qenë së fundmi të pavaksinuar.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka lëshuar urdhër muajin e kaluar për vaksinim të të gjithë punëtorëve federalë dhe kontraktorëve të tjerë, në mënyrë që të mund të punojnë.

Një tjetër udhër do t’iu kërkojë kompanive me më shumë se 100 punëtorë që të kenë stafin të vaksinuar apo që ata t’iu nënshtrohen testimeve javore për koronavirus.

Tentimi i fundit për të rritur shkallën e vaksinimit ka ardhur nga Kalifornia, autoritetet e së cilës e kanë bërë vaksinimin të detyrueshëm për të gjithë studentët./ REL

Etiketa: covid-19shba

Ju sugjerojmë

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze
Bota

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze

27 Janar, 2026 2:08 pm
Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore
Politikë

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore

27 Janar, 2026 2:05 pm
Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili
Bota

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili

27 Janar, 2026 2:00 pm
Moti i keq, 34 viktima në SHBA
Bota

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

27 Janar, 2026 1:52 pm
“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament
Kryesore

“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament

27 Janar, 2026 1:50 pm
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit
Aktualitet

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

27 Janar, 2026 12:32 pm
BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata
Bota

BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

27 Janar, 2026 12:23 pm
Buxheti 2025/  Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë
Politikë

Buxheti 2025/ Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë

27 Janar, 2026 12:20 pm
Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore
Kryesore

Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

27 Janar, 2026 12:02 pm
“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet
Kryesore

“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet

27 Janar, 2026 10:57 am
Para
Koronavirus/ Regjistrohen 39 raste të reja dhe 2 viktima në vend

Koronavirusi / 549 raste të reja, ulet numri i viktimave në Shqipëri

Arrestohen 7 drejtues mjetesh, pezullohen 39 leje drejtimi

Arrestohen 7 drejtues mjetesh, pezullohen 39 leje drejtimi

COVID në Greqi, humbin jetën 29 qytetarë

COVID në Greqi, humbin jetën 29 qytetarë

TE FUNDIT

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze
27 Janar, 2026

Hamasi dëshiron të integrojë forcën e tij policore prej 10,000 trupash në qeverinë e re të Gazës të mbështetur nga...

Lexo më shumë

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore
27 Janar, 2026

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, foli në Kuvend për protestën e opozitës. Koçiu tha se policia nuk ushtroi dhunë ndaj...

Lexo më shumë

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili
27 Janar, 2026

Mbi 1,000 persona u evakuuan me urgjencë nga qyteti kodrinor i Niscemit në Sicili, ku një rrëshqitje e tmerrshme e...

Lexo më shumë

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

Moti i keq, 34 viktima në SHBA
27 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket sikur janë kthyer në Epokën e Akullnajave ndërkohë që një stuhi vrastare dimri ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com