Kronikë

Arrestohen 7 drejtues mjetesh, pezullohen 39 leje drejtimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:32 - 02/10/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 7 drejtues mjetesh, nga të cilët, 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Po ashtu, janë pezulluar 39 leje drejtimi, 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Policia informon se gjatë orëve të fundit janë gjobitur 1046 drejtues mjetesh, kryesisht për parakalime të gabuara, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, për mos vendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, si dhe për shpejtësi tej normave të lejura,

Policia e Shtetit, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos shpejtojnë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë./Opinion.al

Pas