Zyrtarët amerikanë kanë akuzuar zyrtarisht Rusinë për sulme kibernetike kundër organizatave politike, që për qëllim kishin interferimin në zgjedhjet amerikane.
E-maili i fundit i hakuar “është në përputhje me metodat dhe motivet e përpjekjes së Rusisë”, tha Departamenti i Sigurisë Kombëtare, raporton BBC.
Ajo përmendi përpjekjet e bëra në sistemet të lidhura me zgjedhjet.
E të dhënat kanë treguar për diskutimet brenda Partisë Demokratike, të cilat ishin publikuar në fillim të këtij viti.
Në numër e-mailesh të turpshme kanë dalë në dritë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2016, transmeton KosovaPress.
Një deklaratë e përbashkët nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare për Sigurinë e zgjedhjeve thotë se në këtë çështje janë përfshirë zyrtarë të lartë në Kremlin.