Ditën e djeshme në media u përfolur se disa këngëtarëve nga Shqipëria dhe Kosova i është ndaluar hyrja në SHBA dhe u është refuzuar viza. Disa prej emrave të lakuar lidhur me lajmin ishin Gena, Shkëlqen Jetishi, Afrim Muqiqi, Majk por dhe emra të tjerë të njiohur të skenës.
Ndalimi në hyrjen e territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhej se vinte për shkak se nuk këngëtarët nuk kanë paguar detyrimet tatimore mbi koncertet e mbajtura në shtetin amerikan.
Sipas Klan Kosova, menaxherja e Genës, ka treguar se arsyeja pse SHBA u ka refuzuar vizën këngëtarëve lidhet një ngërç të krijuar mes faktit se merren vizat turistike dhe shfrytëzohen për punë, duke i shpëtuar taksave. Pra, për të punuar në një vend të caktuar të duhet me patjetër vizë pune, jo turistike.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë, nuk ka dhënë detaje se pse këngëtarët refuzohen të shkelin në Amerikë, duke thënë se është anti-ligjore t’ë publikojnë arsyet e refuzimit të vizave./Opinion.al