Aktualitet

Kryeprokurorja Marku: Politika ka ndërhyrë në punët tona sipas interesave


               Publikuar në : 12:32 - 13/03/19 |
eri on

Kryeprokurorja Arta Marku nga Shkodra ka thënë se politika ka ndërhyrë në punën e prokurorëve sipas interesave të saj. E pranishme në analizën vjetore të Prokurorisë së Shkodrës, Marku deklaroi se prokurorët kanë mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve, duke i ftuar që vettingun të mos e shohin si ndëshkim.

“Viti që shkoi nuk ka qenë jo i lehtë, pasi për shumë prej jush ka filluar procesi i vetingut. Shpesh herë jeni ndjerë të pasigurt dhe kjo ka ndikuar në punën tuaj dhe keni qenë të pamotivuar. Përveç kësaj, në qendër të çdo konflikti apo debati politik u është referuar ju. Politika i ka dhënë vetes të drejtë që të gjykojë çdo çështje që mund të ketë prekur interesat e saj, pa patur dëshirë dhe vullnet për të pritur, për të lejuar prokurorët të bëjnë punën e tyre. Duke marrë shkas nga përfolja që politika i ka bërë prokurorisë, të njëjtën gjë ka bërë edhe opinionin publik edhe media.  Pavarësi do të thotë përgjegjësi e shtuar, pavarësi nuk do të thotë kaos ku secili të interpretojë ligjin sipas ligjit apo interesit.  Do të kërkoja prej jush që të mos e shikoni procesin e vettingut si një ndëshkim, por si një mundësi për rikthimin e dinjiteti. Vazhdoni të punoni dhe keni gjithë mbështetjen time institucionale dhe personale. Po kështu keni mbështetjen e faktorit kombëtar dhe ndërkombëtar”, është shprehur Marku./Opinion.al

Pas