Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA/ Hetimi për shkarkimin e Trump zbulon çarje të thella partiake

2020/01/02 at 7:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shtyhet votimi për akuzat kundër presidentit Donald Tump

President Donald Trump listens to a question during a meeting with German Chancellor Angela Merkel during the NATO summit at The Grove, Wednesday, Dec. 4, 2019, in Watford, England. (AP Photo/ Evan Vucci)

2019-a do të mbahet mend si viti kur Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza për shkarkimin e një presidenti të Shteteve të Bashkuara për herë të tretë në historinë e vendit.


Ndërsa shanset për shkarkimin e Presidentit Donald Trump në vitin 2020 nga Senati amerikan me shumicë republikane janë pothuajse zero, betejat mes ligjvënësve mbi procesin e hetimit nxorrën në dritë përçarjet e thella partiake që po ndryshojnë debatin politik në Shtetet e Bashkuara.

Votimi më serioz që një kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve mund të shpallë është ai me të cilin vetëm dy presidentë amerikanë ishin përballur përpara presidentit të tanishëm, Donald Trump.

“Faktet janë të pakontestueshme. Presidenti abuzoi me pushtetin për përfitim personal politik, në kurriz të sigurisë sonë kombëtare duke ndalur ndihmën ushtarake dhe një takim të rëndësishëm në Zyrën Ovale, në këmbim të një njoftimi për një hetim ndaj rivalit të tij politik”, thotë Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.

Por faktet e telefonatës së 25 korrikut mes Presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelinskiy, që çuan në fillimin e hetimit tre mujor të Dhomës së Përfaqësuesve dhe në 80 orë dëshmi publike janë debatuar ashpër, dhe përfunduan me ngritjen e akuzave nga Dhoma e Përfaqësuesve ndaj Presidentit Trump për abuzim të pushtetit dhe pengim të Kongresit.

“Vendi ynë është themeluar bazuar në parimin se ne nuk kemi mbretër. Kemi presidentë. Dhe Kushtetuta është busulla jonë. Kur shihni diçka që nuk është e drejtë, ju keni një detyrim moral të thoni diçka, të bëni diçka”, thotë ligjvënësi demokrat John Lewis.

Demokratët argumentuan se Presidenti Trump kompromentoi demokracinë amerikane duke ftuar ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Kur Presidenti sakrifikon interesat tona, sigurinë tonë kombëtare për të rizgjedhur veten, ai sakrifikon vendin tonë për përfitimet e tij personale. Kjo rrezikon idenë dhe mendimin se Amerika është një vend i ligjeve, jo i burrave”, sipas ligjvënësit demokrat Adam Schiff.

Në fund të shtatorit, Shtëpia e Bardhë publikoi një përmbledhje të bisedës telefonike të 25 korrikut, pas një ankese të një informatori për sjelljen e Presidentit Trump, duke nxitur interpretime të ndryshme nga Shtëpia e Bardhë dhe demokratët.

“Unë duhet të merrem me (ligjvënësin) Adam Schifff për një bisedë telefonike perfekte me presidentin e ri të Ukrainës. Ishte një thirrje telefonike perfekte”, thotë Presidenti Trump.

Republikanët kritikuan mënyrën se si demokratët e trajtuan hetimin.

Ata ruajtën unitetin në mbrojtjen e presidentit, duke argumentuar se demokratët po përpiqeshin të rrëzonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

“Demokratët i urrejnë 63 milion njerëzit që votuan për presidentin”, tha ligjvënësi republikan Steve Scalise.

Retorika e ashpër bëri një kthesë shqetësuese në tonin dhe përmbajtjen e debatit politik në vend.

“Ne jemi në një nivel të ngritur polarizimi partiak. Nuk ka dyshim që ky polarizim ndikon në atë që po ndodh tani me hetimin për shkarkimin e Presidentit. Ne nuk e kemi parë këtë lloj polarizimi në hetimet për shkarkimin presidentëve Clinton dhe Nixon”, thotë Jennifer Victor i Universitetit George Mason.

Në fund, debati ndryshoi pak mendime në Uashington, ose në mesin e votuesve në pjesën tjetër të vendit, siç treguan sondazhet. Votimi i fundit për ngritjen e akuzave u bë pothuajse tërësisht përgjatë linjave partiake, duke përgatitur skenën për një betejë të ashpër në fillim të vitit 2020 mbi gjyqin ndaj Presidentit Trump në senat./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
Bota

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

28 Qershor, 2026 7:42 pm
Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
Bota

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

28 Qershor, 2026 5:21 pm
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Bota

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

28 Qershor, 2026 4:22 pm
Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit
Aktualitet

Zjarr në Mallakastër, rrezikohet Parku Arkeologjik i Bylisit

28 Qershor, 2026 4:13 pm
Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes
Kryesore

Protesta, Rama: Algoritmi është vënë në funksion të së keqes

28 Qershor, 2026 2:32 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

“The Albanian Files”/ Berisha: Eurojust dhe Europol të hetojnë 523 projektet

28 Qershor, 2026 1:56 pm
Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur
Te Fundit

Tërmetet në Venezuelë, rreth 70 mijë persona rezultojnë të zhdukur

28 Qershor, 2026 11:57 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Morën peng klienten dhe goditën policin, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor, 2026 11:34 am
Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit
Kronikë

Lëvizte me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet nga Policia te rrethrrotullimi i Rinasit

28 Qershor, 2026 10:40 am
Para
Serbët akuzohen për kërcënim të paqes në Malin e Zi dhe rajon

Serbët akuzohen për kërcënim të paqes në Malin e Zi dhe rajon

Katalonjë/ Aplikacion për protesta masive që shmang autoritetet

Katalonjë/ Aplikacion për protesta masive që shmang autoritetet

Humbën jetën dy persona, pulikohet videoja e aksidentit në Tiranë

Aksidenti me dy të vdekur në Tiranë, arrestohen shoferët
















TE FUNDIT

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
28 Qershor, 2026

Në Tiranë po zhvillohet protesta e ditës së 29-të radhazi, ku qytetarë e mbledhur në Sheshin “Skënderbej” marshuan drejt Kryeministrisë....

Lexo më shumë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

OBSH: Mbi 1,300 viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë
28 Qershor, 2026

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka shkaktuar mbi 1,300 viktima që nga 21 qershori, bëri...

Lexo më shumë

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave

Europa në alarm/ Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekorde, rritet numri i viktimave
28 Qershor, 2026

Një valë e fuqishme e të nxehtit po përfshin Europën, duke sjellë temperatura rekord dhe duke shkaktuar qindra viktima, ndërsa...

Lexo më shumë

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
28 Qershor, 2026

Ndryshe nga SHBA apo pjesë të Azisë, shumë familje në Gjermani dhe në Evropën Veriore nuk janë të përgatitura për t’u përballur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}