Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA, ekzekutimi i parë federal me vdekje pas 17 vjetësh

2020/07/14 at 10:08 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA, ekzekutimi i parë federal me vdekje pas 17 vjetësh

Pas 17 vjetësh, qeveria amerikane kreu ekzekutimin e saj të parë me vdekje.

Ekzekutimi i të burgosurit Daniel Lewis Lee u krye pas vendimit të Gjykatës së Lartë të martën herët në mëngjes që rrëzonte urdhrin e një gjykate më të ulët për tre ekzekutime të planifikuara për këtë javë dhe një tjetër të caktuar për muajin e ardhshëm.

Lee u ekzekutua me një dozë qetësuesi të fuqishëm, pentobarbital, në një burg federal të shtetit Indiana, pak orë pasi gjykata shpalli vendimin.

Ai ishte shpallur fajtor për vrasjen e një familjeje prej tre anëtarësh, përfshirë një vajzë 8-vjeçare, në vitin 1996.

Lee duhej të ekzekutohej të hënën, por disa orë para se kjo të ndodhte, një gjykatës federal lëshoi një urdhër paraprak me arsyetimin se gjykatave duhet t’u lihej më shumë kohë për të shqyrtuar nëse metoda e ekzekutimit shkelte masat mbrojtëse kushtetuese kundër dënimeve mizore dhe të pazakonta.

Avokatët argumentuan se pentobarbitali mund të shkaktojë një lloj stresi të frymëmarrjes me ndjesinë e mbytjes.

Shumica e Gjykatës së Lartë (5-4) e hodhi poshtë këtë argument, duke thënë se pentobarbitali ishte miratuar nga shtetet që kryejnë ekzekutimet e tyre dhe se më shumë se 100 njerëz janë ekzekutuar me këtë mënyrë, pa ndonjë incident.

“Qeveria ka sjellë dëshmi ekspertësh, ku ka treguar se edemat pulmonare ndodhin vetëm pasi i burgosuri ka vdekur ose ka humbur plotësisht ndjenjat,” shkruhej në opinionin e shumicës. “Pala ankuese në këtë rast nuk ka treguar provat për të justifikuar ndërhyrjen në minutën e fundit nga një Gjykatë Federale.”

Gjyqtaret Sonia Sotomayor, Ruth Bader Ginsburg dhe Elena Kagan, u shprehën në opinionin e pakicës se shumica ishte nxituar në rishqyrtimin e çështjes.

“Vendimi i sotëm ilustron se sa të rënda mund të jenë pasojat e vendimmarrjes së tillë të përshpejtuar,” tha gjyqtarja Kagan.

Gjyqtari Stephen Breyer, të cilit iu bashkua edhe gjyqtarja Ginsburg, u shpreh se Gjykata e Lartë mund të duhet të shqyrtojë vetë kushtetutshmërinë e dënimit me vdekje.

Ekzekutimi i Wesley Ira Purkey është caktuar për ditën e mërkurë, i ndjekur nga ekzekutimi i Dustin Lee Honken të premten. Keith Dwayne Nelson është planifikuar të ekzekutohet më 28 gusht.

Që nga rivendosja e dënimit me vdekje në vitin 1988, qeveria federale kishte ekzekutuar deri tani tre persona në vitin 2003./VOA

Ju sugjerojmë

‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
Bota

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

4 Shtator, 2025 11:48 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Veliaj mesazh nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor: Ju dua shumë, lali Eri

4 Shtator, 2025 11:42 am
Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?
Bota

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?

4 Shtator, 2025 11:26 am
Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit
Politikë

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit

4 Shtator, 2025 11:20 am
Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel
Aktualitet

Kodin e ri Penal, Manja: Do të miratohet kur të marrë vulën në Bruksel

4 Shtator, 2025 11:02 am
“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh
Bota

“Sekreti i pavdekshmërisë”, biseda e Putin dhe Xi për transplant organesh

4 Shtator, 2025 10:55 am
Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë
Kronikë

Has/ Shpërthim në një banesë, plagoset pronarja e shtëpisë

4 Shtator, 2025 10:27 am
Gjermania po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë
Bota

Gjermania po kthen gjithnjë e më shumë emigrantë

4 Shtator, 2025 10:15 am
SHBA: Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

SHBA: Evropa të ndalojë blerjen e naftës ruse

4 Shtator, 2025 9:44 am
I dënuar në Itali për trafik droge, 52-vjeçari arrestohet në Peqin
Kronikë

I dënuar në Itali për trafik droge, 52-vjeçari arrestohet në Peqin

4 Shtator, 2025 9:33 am
Para
Austria pezullon fluturimet me shtetet e Ballkanit Perëndimor

Austria pezullon fluturimet me shtetet e Ballkanit Perëndimor

Tërhiqet administrata Trump, studentëve të huaj do iu rinovohet viza

Tërhiqet administrata Trump, studentëve të huaj do iu rinovohet viza

Franca do të bëjë të detyrueshme maskat në ambjentet publike

Franca do të bëjë të detyrueshme maskat në ambjentet publike

TE FUNDIT

Samiti për Ukrainën në Paris/ Pjesmarrës 30 shteteve, mes tyre edhe Edi Rama

‘Putin kishte frikë të vinte në Turqi!’/ Zelensky: Paqja në Europë varët nga Ukraina
4 Shtator, 2025

Ka nisur në pallatin Elize në Paris takimi i "Koalicionit të të Vullnetshmëve" për Ukrainën, i kryesuar nga presidenti francez Emmanuel...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh nxënësve me fillimin e vitit të ri shkollor: Ju dua shumë, lali Eri

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
4 Shtator, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga burgu nxnësit për vitin e ri shkollor. Në një postim...

Lexo më shumë

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?

Si funksionon bllokimi i sinjaleve të GPS-it te avionët?
4 Shtator, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po fluturonte drejt Bullgarisë kur sistemi GPS i avionit të saj u ndërpre nga...

Lexo më shumë

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit

Selami Jenisheri mbështet PD në Kolegjin Zgjedhor: Duhet t’i dalim për zot popullit
4 Shtator, 2025

Kolegji Zgjedhor pritet të thotë 'fjalën e fundit' për betejën ligjore për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në orën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com