Pas gjyqtarëve shqiptarë të korruptuar, edhe politikanëve mund t’u refuzohen vizat për në SHBA sipas zyrtarit të DASH në SHBA, Thomas Yazdgerdi.
“Në rastin e gjyqtarëve atyre u janë mohuar vizat dha baza e këtij mohimi ka qënë korrupsioni.
Në Shtetet e Bashkuara një praktikë e tillë bazohet ligjërisht tek dekretet presidencialë dhe kohët e fundit është përdorur në rastin e disa gjykatësve në Shqipëri.
Çdo pushtetar që kërkon viza për në Amerikë, mund të jetë objekt i këtyre dekreteve. Ne do t’i shqyrtojmë rastet për të parë nëse një gjë e tillë është e justifikuar”tha ai për Zerin e Amerikes.