Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Shans nuk ka më, është e kotë” / Xhelozia shkatërron fejesën!

2017/05/28 at 4:50 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Shans nuk ka më, është e kotë” / Xhelozia shkatërron fejesën!

Tea ka ftuar të fejuarin e saj, Nikon në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, për t’i kërkuar falje dhe për t’i premtuar publikisht se nuk do të bëhet më xheloze dhe kokëfortë.


Tea është 20 vjeç dhe vjen nga një fshat i vogël i Korçës. Ajo është e fejuar me Nikolën, por xhelozia e saj ka bërë që ai ta quajë “komisariati”. Ata janë njohur nga një kushërirë e përbashkët, Tea po kalonte në pedonale me të kur Niko e ka parë dhe e ka pëlqyer, por Tea fillimisht nuk pranonte të njiheshin. Ajo i ka treguar familjes për lidhjen e tyre pas 2-3 muajsh dhe më pas janë fejuar. “Kur shkoj te Niko, gjithmonë sa vjen nga puna unë i marr telefonin të shikoj kë ka telefonuar, kush e ka telefonuar, mesazhet, Viber-in, Instagram-in, Facebook-un. Xheloze e paparë! Kur dalim bashkë i them pse të pa kjo vajzë, pse i fole asaj. Unë nuk as për momentin me Nikon ose asim, por komunikimi është me inat ose me kunja sepse ai mban shumë mëri. Unë i kam kërkuar falje, por e njëjta situatë ka ndodhur edhe 3-4 muaj më parë, ku u zura keq. Gjërat shkuan deri në atë pikë sa do të mblidheshin familjet sepse unë isha shumë e mërzitur dhe i thash babit nuk do shkoj më atje. Ai më thoshte që kam një avaz, unë i thosha Nikos ngaqë të dua bëhem xheloze. Unë kam shumë besim tek ai, por nuk kam besim te njerëzit.”

Tea rrëfen se momenti që është ndjerë më shumë xheloze është kur ish e dashura i ka shkruajtur Nikos në Viber, pasi në lidhje ai i kishte thënë që e kishte shoqe, ndërsa kur ishin fejuar i kishte treguar se kanë patur lidhje 2-vjeçare dhe se vazhdojnë shoqërinë. Tea nuk e ka pranuar këtë shoqëri, ndaj e ka fshirë nga çdo rrjet social i tij. Por Niko hapi një Instagram tjetër, në të cilin ish e dashura e bën “follow” dhe ai ia kthen. Kaq mjaftonte që Tea të shpërthente sërish. Niko ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vjen në studion e “E diela shqiptare”. Ai shprehet se është i lënduar nga dashuria e femrave dhe nuk beson më në të.

Tea – E di që jemi zënë shumë bashkë. Kam ardhur këtu për të të kërkuar falje për të gjithë gabimet e mia, për të gjithë xhelozitë e mia të kota. Kam ardhur njëkohësisht të të falenderoj që më ke duruar një vit. E di që dikush tjetër nuk do ta bënte kurrë këtë gjë. Për këtë gjë të jam shumë borxh. Ti e di që të kam kërkuar falje para prindërve dhe të kam dhënë fjalën që nuk do bëhem më xheloze edhe për gabime të miat, por nuk e mbajta dot. Nëqoftëse ti pranon, unë dua të të premtoj që nuk do bëj më gabime dhe nuk do jem më xheloze, as kokëfortë. Dua ta hedhim mbrapa këtë vit që ka kaluar.

Niko – Mbarove?

Tea – Po.

Niko – Për gjithë këta që s’e dinë, në një vit që jam fejuar unë me Tean, vetëm 2 muaj kam pasur lumturi. Pas një ndryshimi total, që as unë vetë nuk e kuptova pse ndodhi, s’kam patur asnjë ditë të lumtur. Pasi më ka premtuar 8 muaj rrjesht, nuk kam parë mundimin më të vogël për të ndryshuar ndaj meje. Pas një grindje të vogël me prindërit, thashë t’i jap një mundësi të fundit para prindërve të saj dhe prindërve të mi. Domethënë jo të më premtonte mua që do ndryshonte, se me mua nuk pati asnjë rezultat premtimi i saj, thashë t’i premtonte prindërve të saj, mbase do ndryshonte për ta më shumë. Kaluan rreth 3-4 ditësh nisën përsëri të njëjtat gjëra dhe akoma më keq. Kur diskutuam para prindërve të saj, ia bëra të qartë dhe ia bëj prapë, problemi nuk është te xhelozia ose te problemet e tjera, me atë frymë është rritur, nuk ndryshon. Nuk na përputhen karakteret. Bëra çdo gjë për të ndryshuar situatën, u mundova të sillesha me mënyrën e saj, prapë asnjë rezultat. Mund të jetë munduar, por edhe ajo vetë e ka pranuar që nuk ndryshon dot, apo e kam gabim?

Tea – Unë sot kam ardhur që të të premtoj që do ndryshoj, prandaj zgjodha edhe këtë emision, që të të jap para gjithë publikut…

Niko – Një sekondë, të lutem. Sa ç’vlejnë prindërit për mua dhe për të gjithë… Prindërit janë gjëja më kryesore se njerëzit në jetën tënde janë kalimtarë. Sot ke dikë, nesër ke dikë, por prindërit do i kesh gjithë jetën. Dhe për mua vlen përsëri jo-ja, ti nuk e mbajte dot premtimin te prindërit e tu që janë më të rëndësishmit, si mund ta mbash te njerëzit? Tea është mësuar të rrijë si çupë, jo si nuse. Çdo nënë e një djali do një nuse në shtëpi. Tea do të jetë gjithmonë sipër, nuk di të ulë kokë ndonjëherë. Gjithmonë kjo ka qenë arsyeja që jemi grindur.

Tea – Unë gjithmonë për një gjë që ishte më mirë ashtu siç thoshte Niko, thosha nuk e bëj, bëhej sherri pastaj e bëja.

Niko – E bënte pas disa ditësh sherr. Janë shumë gjëra që Tea i di dhe i pranon se janë bërë çdo ditë.

Arditi – Ti ndjen ndonjë gjë për Tean?

Niko – Ndjej Ardit se kur e mora e mora me dëshirën time jo se ma mbushi mendjen njeri ose të më detyronte dikush. E doja me dëshirën time.

Arditi – Niko, jepi dhe një shans për hir të këtij veprimi që bëri, për hir të asaj që ti ndjen dhe të jetë ky shansi i fundit për të.

Tea takohet me Nikon, duke na treguar se shpesh herë logjika fiton mbi zemrën dhe ndjenjat./tvklan.al

Etiketa: e diaela shqiptarehistori njerezoreka nje mesazh per tynikotea


Ju sugjerojmë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
Sport

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

26 Tetor, 2025 10:14 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

26 Tetor, 2025 10:11 pm
Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
Bota

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

26 Tetor, 2025 9:09 pm
Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi
Bota

Marrëveshje tregtare SHBA-Kinë përpara takimit Trump-Xi

26 Tetor, 2025 8:25 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Para
SKANDAL/ Helmohen dhjetra qytetarë në mitingun e PD-së, përfundojnë në spital

Lajmi i fundit/ Shifra alarmante, ja sa ka arritur numri i të lënduarve gjatë protestës

Reklamat falas, SFIDA: Media nuk duhet ti nënshtrohet politikës

Reklamat falas, SFIDA: Media nuk duhet ti nënshtrohet politikës

Shtyrja e zgjedhjeve, reagon kandidati i PS-së në Kavajë

Helmimi në mitingun e PD, reagon PS: Mos u merrni me konspiracione
















TE FUNDIT

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
26 Tetor, 2025

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
26 Tetor, 2025

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi...

Lexo më shumë

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
26 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, pas reklamës së provincës...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com