Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“S’flas në emër të qeverisë amerikane, jam këtu si një qytetar privat”/ LaCivita: Zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga SHBA!

2025/04/16 at 3:03 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“S’flas në emër të qeverisë amerikane, jam këtu si një qytetar privat”/ LaCivita: Zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga SHBA!

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, zhvilloi sot një takim me të rinjtë e FRPD-së.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga Shtetet e Bashkuara, siç ndodh me çdo vend tjetër.

Sipas tij, vendi ynë po udhëhiqet nga një lider i paqëndrueshëm, i cili ka sjellë paqëndrueshmëri si në qeveri, ashtu edhe në ekonomi.

“Nga pikëpamja strategjike, nuk do të zbulojmë shumë sekrete, por mendoj se, nga ana e fushatës, duhet të jemi shumë më aktivë në rrjetet sociale, dhe shumë më të pranishëm në mënyra jo tradicionale të komunikimit me votuesit.

Mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme të flasësh me grupin e duhur të votuesve, sidomos kur bëhet fjalë për mesazhin. Sigurisht, mesazhi për të cilin flet Dr. Berisha, për mundësinë që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri, të ndërtojnë një të ardhme këtu, pa pasur nevojë të largohen në Europë apo në Shtetet e Bashkuara, është thelbësor.

Por, kur flasim për partitë e majta, socialistët gjithmonë qëndrojnë bashkë, sepse ata kanë një vizion të njëjtë për botën dhe për qeverisjen, një vizion që nuk e vendos individin në qendër.

Dhe, e dini, këto janë pikërisht ato gjëra ndaj të cilave individët duhet të kenë kurajon të ngrihen dhe të luftojnë. Sa i përket Shteteve të Bashkuara, natyrisht, unë nuk flas në emër të qeverisë amerikane. Jam këtu si një qytetar privat dhe merrem me fushata politike në vende të ndryshme të botës.

Por ajo që e bën të veçantë për mua këtë rast, është fakti që këtu kemi konservatorë të vërtetë që po përballen me një regjim socialist dhe me një udhëheqës shumë të paqëndrueshëm, i cili ka sjellë paqëndrueshmëri si në qeveri, ashtu edhe në ekonomi.

Dhe, natyrisht, është e domosdoshme të sigurojmë stabilitet në rajon. Kjo është arsyeja pse zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga Shtetet e Bashkuara, siç ndodh me çdo vend tjetër.

Dhe, e dini, kjo ka të bëjë me ndërtimin e aleancave. Shqipëria ka qenë gjithmonë në pararojë, dhe sigurisht që Dr. Berisha ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim.

Por, përsëri, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ju, sidomos ata në një moshë të caktuar, ta kuptoni sa e rëndësishme është ajo që po bëni. Jo vetëm që duhet të votoni vetë, por merrni me vete edhe pesë veta, merrni edhe dhjetë, dhe sigurohuni që të votojnë edhe ata.

Është shumë e thjeshtë. Ju mund të keni ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin e çdo zgjedhjeje, për sa kohë që ngriheni dhe bëheni pjesë e vendimit”, tha LaCivita.

Ju sugjerojmë

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
Bota

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

24 Nëntor, 2025 8:23 pm
Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
Kryesore

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

24 Nëntor, 2025 8:01 pm
Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
Aktualitet

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

24 Nëntor, 2025 1:22 pm
Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
Aktualitet

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

24 Nëntor, 2025 1:13 pm
Para
Berisha me të rinjtë e FRPD: Rama, narkodiktatori që nuk respekton votën e lirë të shqiptarëve

Berisha me të rinjtë e FRPD: Rama, narkodiktatori që nuk respekton votën e lirë të shqiptarëve

Abdixhiku: LDK-ja do të shkojë në Kuvend të enjten për seancën konstituive

Abdixhiku: LDK-ja do të shkojë në Kuvend të enjten për seancën konstituive

Dropull/ Gjenden 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në një shtëpi të pabanuar, do të dërgohen për ekspertim

Dropull/ Gjenden 2 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në një shtëpi të pabanuar, do të dërgohen për ekspertim

TE FUNDIT

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”

Negociatori ukrainas: Plani origjinal i paqes “nuk ekziston më”
24 Nëntor, 2025

Plani i paqes me 28 pika i shpallur nga SHBA-të javën e kaluar “nuk ekziston më”, tha një këshilltar i...

Lexo më shumë

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin

Foltorja para Kryeministrisë, Berisha: Koha na thërret për të shpëtuar vendin
24 Nëntor, 2025

“Në agjendën e punimeve të asamblesë së përgjithshme të CDI, një vend qendror zinte Shqipëria, narkodiktatura e Edi Ramës”. Kështu u...

Lexo më shumë

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
24 Nëntor, 2025

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
24 Nëntor, 2025

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun kinez Xi Jinping, ku diskutuan për t'i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com