Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti dhe ambasadorët mbërrijnë në Kuvend, Bardhi paralajmëron protesta

2024/01/15 at 5:11 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sesioni i ri parlamentar/ Presidenti dhe ambasadorët mbërrijnë në Kuvend, Bardhi paralajmëron protesta

Presidenti Bajram Begaj dhe ambasadorët e Britanisë së Madhe e Gjermanisë, kanë qenë të parët që kanë mbërritur në seancën plenare që nis në orën 17:00 dhe çel sesionin e ri parlamentar për vitin 2024. Presidenti Bajram Begaj do të mbajë një fjalim para ligjvënësve.

Menjëherë pas tyre ka mbërritur edhe kryedemokrati, Lulzim Basha i shoqëruar nga deputeti Enkelejd Alibeaj.

Nga ana tjetër, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se do të vijojë skenarin e aksionit të opozitës  në Kuvend. Bardhi në një reagim të bërë thotë se nuk janë njoftuar as nga Kuvendi e as nga Presidenca për praninë e Begajt. Madje sipas tij, Presidenti po përdoret nga mazhoranca si fasadë për një normalitet të rremë, ndërsa thekson se do të vijojnë me kaosin pavarësisht pranisë së kreut të shtetit.

“Presidenti Begaj ka të gjitha mundësitë kushtetuese për të garantuar respektimin e Kushtetutës dhe ne gjejmë rastin t’i bëjmë thirrje që të mos keqpërdoret nga mazhoranca si fasadë për një normalitet të rremë në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita është e vendosur për të mos lejuar funksionimin normal të Parlamentit, deri në mundësimin e të drejtave të saj kushtetuese”, thotë Bardhi në deklaratë.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi u ka kërkuar deputetëve të mos mungojnë në seancën e somte ku pritet të kalojnë edhe dekretet për ministrat e rinj.  Çuçi shprehu keqardhje për qëndrimet e deritanishme të opozitës që ka paralajmëruar se do të vijojë me tentativat për të bllokuar jetën parlamentare.

Sot pritet të dekretohen ndryshimet në kabinetin qeveritar, shkarkimi i Elva Margaritit, si Ministre e Kulturës dhe Ervin Mete, si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe emërimin e këtij të fundit si Ministër i Financave dhe Blendi Gonxhja si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Po ashtu edhe miratimi i dekretit për emërimin e Adea Pirdenit si ministre e shtetit për Administratën Publike dhe Anti-Korrupsionin.

Deputetët i kthehen punimeve të Kuvendit të Shqipërisë me një rregullore të re me përjashtim deri në 60 ditë, por pavarësisht kësaj grupi i Gazment Bardhit dhe deputetët e Berishës do të vijojnë me strategjinë e përpjekjeve për bllokimin e seancave. Ish-kryeministri Berisha nuk do të marrë pjesë për shkak se ndodhet në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’.

Ligjvënësit lanë pas një sesion mes kaosit, flakadanëve dhe disa nismave ligjore që presin 84 vota. Peng i bashkimit të kartonëve janë amnistia penale, rritja e pagave për “Kushtetuesen” dhe zgjedhja e avokatit të ri të popullit, por edhe Reforma Zgjedhore. PS i ka shtrirë dorën opozitës që të bashkojnë votat për amnistinë penale.

Nga mbledhja dyditore e qeverisë në Shëngjin, kryeministri Edi Rama tha hapur se mungesa e 84 votave nuk janë kusht për reformat dhe se socialistët do ta gjejnë një alternativë për të ligjet me shumicë të cilësuar.

Sa i takon skenarit të kaosit, kreu i qeverisë e bëri të qartë pak ditë me parë se edhe në këtë sesion të ri parlamentar tymueseve të opozitës do t’i përgjigjen me kartonët jeshilë, pra duke miratuar ligjet pa zhvilluar debate, ndërsa diskutimet do të zhvillohen në komisione në mbledhje online sa kohë sipas tij nga ana tjetër do të hidhen flakadanë dhe do të tentohen përleshje fizike.

Ju sugjerojmë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
Rajoni

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

13 Maj, 2025 6:08 pm
Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
Aktualitet

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

13 Maj, 2025 5:59 pm
Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës
Sport

Ndeshja me Serbinë, FSHF zbulon a do të ketë bileta për shqiptarët e Kosovës

13 Maj, 2025 5:40 pm
Mbyllet votimi në Finiq, socialistët marrin më shumë vota se forcat e tjera politike
Kryesore

Zgjedhjet në Shqipëri, reagon BE: Palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 Maj, 2025 5:27 pm
Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Para
Vrau kunatin që i përdhunoi vajzën, gjykata greke vendos “arrest shtëpie” për 50-vjeçarin shqiptar

Vrau kunatin që i përdhunoi vajzën, gjykata greke vendos “arrest shtëpie” për 50-vjeçarin shqiptar

Basha rri ulur në vendin e tij, deputetët e PD nisin aksionin në Parlament

Basha rri ulur në vendin e tij, deputetët e PD nisin aksionin në Parlament

Aksioni i opozitës/ Mbyllet seanca në Parlament, Nikolla anulon fjalimin e Presidentit Begaj

Aksioni i opozitës/ Mbyllet seanca në Parlament, Nikolla anulon fjalimin e Presidentit Begaj

TE FUNDIT

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
13 Maj, 2025

Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Siç...

Lexo më shumë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
13 Maj, 2025

Më shumë se 20 anëtarë të parlamentit britanik kanë kërkuar një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e politikës së jashtme...

Lexo më shumë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA
13 Maj, 2025

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim...

Lexo më shumë

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…

Goditet grupi ndërkombëtar kriminal,dëm mbi 3 milionë euro dhe mbi 100 shtetas të…
13 Maj, 2025

Një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike është finalizuar ditën e sotme. Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se operacioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com