Politikë

S’është turp të komunikosh me Berishën/Kryemadhi:Treçereku i Shqipërisë non grata



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:50 - 10/02/22 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se mesazhi politik i Bashës dhe selisë së tij është të identifikojë kaoalicionin “Shtëpia e Lirisë” me Berishën.

Në një intervistë në news 24, Kryemadhi u shpreh se nuk është turp të krijosh një mundësi komunikimi me Sali Berishën pasi sipas Kryemadhit, çereku i shqiptarëve janë të shpallur non grata.

Në zgjedhjet lokale objektivat sipas Kryemadhit janë të merren bashkia e Shkodrës dhe e Durrësit.

“Çfarë demokracie është kjo ku nuk i ofrohet garanci njerëzve që të mos garohet në mënyrë të barabartë. Unë mund të kandidoj si e pavarur, nuk mund të ma heqësh të drejtën të mos garoj si e barabartë. Mesazhi politik i Bashës dhe selisë së tij është të identifikojë Shtëpinë e Lirisë me Berishën. Kjo është çështje mesazhi. Nuk është turp të krijosh një mundësi komunikimi me Sali Berishën. Këtu është tre çereku i Shqipërisë non grata. Po Vangjush Dako që bën fushatë nuk është non grata. Po Tom Doshi nuk është non grata. Zoti Berisha e ka bërë të qartë se çështja non gratës nuk përbën pjesën tjetër. Për koalicionin nuk kemi komunikuar fare. Kjo është puna e kandidatëve në zonë. Këtë çunin e Lushnjës e kam takuar para 2 ditësh, është një djalë që vjen nga PD.

Ka qenë aktivist i PD dhe ka bërë fushat të egër. Deklaratat e Bardhit s’i marr përsipër dhe nuk i konsideroj më. Ne nuk kemi qenë bashkë në Elbasan. Ajo që vlerësoj në zotërinë e Lushnjës është që baza e PD u votua në masë të madhe dhe në primare. Ata do të përdorin logon e Shtëpisë së Lirisë. Tre grupet parlamentare që janë fiktive në parlament nuk janë me firmën e Bashës. Këto ndryshime të kodeve zgjedhore, ndaj nuk bëhen kuturu, me shantazh. Komisioni i Rithemelimit përbëhet nga deputetë me peshë. I torturuan njerëzit. Kanë kaluar limitet. Jo të gjithë njerëzit i përballojnë, kur u thuhet po shkuat me Berishën do ju shpallim non grata. Këtë punë duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin. Ne jemi një mundësi për të garuar në mënyrë të barabartë. Mundësitë janë të mira për të marrë bashkinë e Shkodrës, të Durrësit”, përfundoi Kryemadhi./Opinion.al

Pas