Një tjetër sasi droge është sekuestruar gjatë ditës së sotme.
Bëhet fjalë për një aksion të zhvilluar në Kamzë të Tiranës, ku janë sekuestruar 3 thashë të mbushur me kanabis satuva.
Burime nga policia thanë se është arrestuar Ndriçim Muka, i cili e kishte përpunuar dhe bërë gati drogë për ta shitur.
Arrestimi është bërë në banesën e Mukës ku është gjetur dhe droga.