Kronikë

Sërish dhunë në spitalin e Lezhës, 65-vjeçari godet mjekun


               Publikuar në : 11:58 - 13/04/19 |
eri on

Një tjetër rast dhune ndaj mjekëve është shënuar sot në Lezhë. Sipas informacionit që jep policia, një 65-vjeçar me iniciale P.P., ka goditur mjekun e urgjencës së spitalit të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:35, ndërsa menjëherë pas njoftimit, efektivët e policisë kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin e 65-vjeçarit.

Para pak javësh, një ngjarje e ngjashme ndodhi po në spitalin e Lezhës, ku një mjek u godit gjatë orarit të punës. Kjo ngjarje solli protesta të mjekëve në shumë qytete të Shqipërisë, ndërsa kryeministri Rama paralajmëroi ashpërsim të Kodit Penal për rastet e dhunës ndaj bluzave të bardha./Opinion.al

Pas