Katër shqiptarë e kanë nisur nga minuta e parë në Seria B, por asnjëri nuk ka mundur të fitojë.
Armando Vajushi ka humbur në transfertë ndaj Avelinos ndërsa ka luajtur përgjatë gjithë lojës për Livornon.
Gjithashtu edhe Basha ka luajtur 90 minuta në sfidën që Komo humbi ndaj Breshias në tarnsferë, edhe ai me rezultatin 2-1.
Disfatë ka pësuar edhe Latina e Ujkanit, që është mposhtur nga Modena me rezultatin minimal 0-1.
Lajm i mirë është rikthimi në formacion i Thomas Strakoshës, që është i vetmi nga kuqezinjtë që marrin pikë në këtë javë të Seria B, pasi Salernitana barazoi 1-1 në transfertë ndaj Trapanit.