Serbia nuk heq dorë nga Kosova. Dhe zgjedh forma nga më të ndryshme për të pasur pjesë të saj.
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, në një shkrim autorial për gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti“, ka thënë se forma më e mirë për Kosovën është ajo e Qipros.
Si e vetmja formë që të mund të evitohen dilemat, duke theksuar se për çështjen e Kosovës është më i miri modeli qipriot.
“Kapitulli 35 është menduar për shkak se një numër i madh anëtarësh të BE-së e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe për shkak se ata duan që këtë çështje përfundimisht ta heqin nga rendi i ditës.
Kjo në esencë do të thotë se nuk dëshirohet problem sikur ai i Qipros. Për Serbinë, nga ana tjetër, kjo do të ishte zgjidhja ideale, që do të thoshte anëtarësim i plotfuqishëm në kufijtë si anëtare e KB-së e pastaj të bisedojmë.”