Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbia dhe Kroacia në garë për raketat luftarake ruse

2016/01/14 at 9:21 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Serbia dhe Kroacia në garë për raketat luftarake ruse

Maketi i sistemit i raketave S-300, armë kundërajrore e prodhimit rus, të cilën zv/kryeministri rus, Dimitrij Rogozin iadha Serbisë është shndërruar në temë diskutimi.


Kjo vjen në kohën në kohën kur Serbia dhe Kroacia po grinden në mënyrë verbale rreth armatosjes së mundshme të dyja vendeve.

Analisti ushtarak, Aleksandar Radiç, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka komentuar dhuratën që Rogozin ia ka dorëzuar kryeministrit serb Vuçiç.

“Dorëzimi i maketit së S- 300 është një porosi e qartë. Ja, këtë mund ta merrni tani nga Rusia. Vetëm maketin. Të kuptohemi, pavarësisht marrëdhënieve të ndërsjella, e rëndësishme është që ne t’i kemi paratë”, ka theksuar Radiç.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk e ka zbuluar faktin se sa do t’i kushtonte aleatit rus në Ballkan blerja e platformës mbrojtëse S-300. Por, ai i ka dërguar porosi publike kreut të Kroacisë.

“Ju vetëm mos i blini raketahedhësit për raketat balistike dhe nuk do të kemi asnjë problem. Ne do ta hiqnim qafe problemin që të paguajmë diçka, sepse nuk kemi para që të hedhim kot në këtë moment. Ne nuk po e bëjmë këtë për ta kërcënuar dikë, Ja, ju vetëm thoni që nuk doni armatim sulmues dhe as ne nuk duam armatim mbrojtës”, ka thënë Vuçiç.

Kjo ofertë ka ardhur në mes të retorikës së mprehur rreth asaj se pse dhe në interes të kujt është armatosja, e cila ka kulmuar me dorëzimin solemn të radarit rus, në formën e një lodre.

Kjo simbolikë ka shqetësuar opinionet në këto dy vende të ish- Jugosllavisë, duke shtuar frikën se mos politikanët po luajnë tepër, e sidomos pas përvojës me luftërat e viteve 90 të shekullit të kaluar.

Por, Branko Kërga, ish- shef i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave dhe atashe ushtarak i dikurshëm në Moskë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se nuk ka arsye që e gjithë kjo të interpretohet në këtë mënyrë.

“Duke e njohur strategjinë e sigurisë kombëtare të Serbisë dhe disponimin e shumë njerëzve nga ato struktura, besoj që absolutisht nuk ka asnjë arsye që kushdo të neveritet nga fakti se pse Serbia e vendos në plan forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë së saj”, ka theksuar Kërga.

Përderisa palët në këtë konflikt verbal janë këmbëngulëse në bindjet e tyre se pala tjetër pa arsye dëshiron të tubojë armatim, vetëm aktorët kryesorë e dinë nëse këto kërcënime janë, siç thuhet, “me pushkë të zbrazura”.

Analisti Aleksandar Radiq konsideron se nuk ka elemente reale për krijimin e konfliktit.

“Politikanët e qeverisë serbe deri më tash kanë folur për armatimin rus në kontekstin e prezantimit në media. Se a do të ndodhë diçka e re dhe se a do të këtë ndonjë kthesë, këtë mbetet ta shohim. Ndoshta këto gjëra që po ndodhin në Beograd i kanë rrënjët pikërisht, para së gjithash, te nevoja për të marrë mbështetjen e votuesve”, tha Radiq.

Përderisa Beogradi dhe Zagrebi e shohin njëri tjetrin përtej gardhit, me dyshime, duke u frikuar nga mosbalancimi i fuqisë ushtarake, si dhe nga kërcënimet potenciale, Rusia nuk po qëndron duarkryq.

Rogozin ka theksuar se Moska do ta shqyrtoj listën e Serbisë për blerjen e armatimit rus.

“Ne, në asnjë mënyrë nuk ua imponojmë asnjë lloj armatimi, asnjë lloj të lodrave të shtrenjta që kushtojnë shumë para. Por, i qasemi me mirëkuptim shqetësimeve që kanë populli serb dhe udhëheqësit e tij, lidhur me militarizimin e rajonit”.

“Ne nuk konsiderojmë që Ballkanit i nevojitet militarizimi. Ne angazhohemi që ajo që ka ndodhur gjatë viteve 90 në këto hapësira të mos përsëritet më kurrë. Por, nuk jemi indiferent kur bëhet fjalë për sigurinë e mikut tonë, Serbisë”, ka thënë Rogozin.

Në anën tjetër, qëndrimi i Beogradit, kur bëhet fjalë për forcimin e nxituar të forcës mbrojtëse, është që në rajon po krijohet çekuilibrimi ushtarak, i cili mund t’i drejtohet Serbisë.

Ivica Daçiq, shef i diplomacisë serbe, ka porositur që shteti duhet të reagojë.

“E çfarë të bëjmë… të duartrokasim dhe të themi se Kroacia duhet të marrë edhe bombë nukleare? Ne askujt nuk i kërcënohemi, por duhet të përgjigjemi, duhet të mbrohemi. Unë jam për atë thënien e Hemingvejt ‘Lamtumirë armë’. Por, ato duhet t’i hedhin të gjithë”, ka thënë Daçiq.

Por, Aleksandar Radiç shpreh mendimin se nuk ka arsye për panik.

“Blerjet e armëve për ushtrinë kroate janë pjesë e procesit afatgjatë të modernizimit të saj. Ky është dokument publik dhe planin afatgjatë të zhvillimit e kanë bërë qysh dy vjet më parë”, tha Radiç.

Në një atmosferë të mosbesimit dhe pasigurisë, që përkujton në situatat e “kërcitjes me armë”, tani pwr tani dihet vetëm që çmimi i sistemit të sofistikuar kundërajror S-300, siç është përmendur edhe në takimin serbo -rus në Beograd, është më së paku 115 milion dollarë.

Edhe në qoftë se Serbia i gjen paratë për blerjen e armatimit rus, megjithatë në shtigjet e gjata, ajo nuk do t’i ndryshojë marrëdhëniet me NATO-n dhe me fqinjët, vlerëson Branko Kërga.

“Kjo nuk nënkupton kthim kah Rusia. Serbia ka punë të tilla edhe me disa vende perëndimore. Ky, nuk është ndonjë kthim thelbësor dhe heqje dorë nga statusi ushtarak neutral”, ka thënë Kërga. /Evropa e Lire/



Ju sugjerojmë

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
Bota

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

4 Qershor, 2025 8:37 am
Rafah, masakra e dytë e bukës
Bota

Rafah, masakra e dytë e bukës

4 Qershor, 2025 8:33 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

4 Qershor, 2025 8:32 am
VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë
Aktualitet

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë

4 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit 4 Qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 4 qershor 2025

4 Qershor, 2025 8:05 am
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Para
Për një jetë sa më paqësore ndiqni këto 10 këshilla

Për një jetë sa më paqësore ndiqni këto 10 këshilla

Ndryshime në kabinetin qeveritar? Cilët do të jenë ministrat që ikin?!

Rama-Meta, a e gjetën konsensusin për drejtësinë?

Dafina Zeqiri sheh dhe me të pasme

Dafina Zeqiri sheh dhe me të pasme

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin

Hyjnë në fuqi tarifat e SHBA-së prej 50% për çelikun dhe aluminin
4 Qershor, 2025

Tarifat e reja prej 50% të administratës Trump mbi importet e aluminit dhe çelikut nga pjesa tjetër e botës hynë...

Lexo më shumë

Rafah, masakra e dytë e bukës

Rafah, masakra e dytë e bukës
4 Qershor, 2025

Kush qëlloi, këtë herë, e thotë këtë. Ka dy dallime midis masakrës së djeshme, 3 qershor, dhe asaj të së...

Lexo më shumë

Falimentuan 7 fasoneri për të shmangur taksat, arrestohen disa persona

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
4 Qershor, 2025

Çuan me dashje në falimentim, 7 fasoneri, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, ekzekutohen masa sigurie për 4 shtetas. Njëri...

Lexo më shumë

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë

VIDEO/ Rama ndan pamjet mahnitëse: Vizitoni Kalanë e Himarës këtë verë
4 Qershor, 2025

Mëngjesin e sotëm, 5 qershor, kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook-un e tij pamjet nga ajri të Kalasë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com