Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Serbët protestojnë kundër dialogut me Kosovën

2023/02/15 at 9:13 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Serbët protestojnë kundër dialogut me Kosovën

Djathtistët serbë janë mbledhur në Beograd më 15 shkurt për të protestuar kundër autoriteteve serbe dhe dialogut me Kosovën, që zhvillohet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë protestë, të organizuar nga organizata e ekstremit të djathtë, “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbolet e grupit mercenar rus, Wagner. Po ashtu, protestuesit kanë brohoritur mesazhe ofenduese ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë parandaluar djathtistët që të hynin në ndërtesën e Presidencës serbe.

Paraprakisht, protestuesit larguan disa pjesë të rrethimit të vendosur pranë Presidencës dhe disa hodhën edhe vezë në drejtim të ndërtesës.

Ata u nisën drejt hyrjes kryesore të Presidencës, për të dorëzuar kërkesat e tyre te Vuçiçi. Sipas tyre, kërkesa kryesore është ndërprerja e dialogut me Kosovën.

Disa pjesëmarrës në protestë, siç kanë raportuar gazetarët e Radios Evropa e Lirë që kanë përcjellë ngjarjen, kishin simbole të Wagner-it dhe shkronjën Z, që është bërë simbol i pushtimit rus të Ukrainës.

Kreu i “Patrullës së Popullit”, Damjan Knezeviç, gjatë adresimit para protestuesve tha se askush në partinë udhëheqëse në Serbi, Partisë Përparimtare Serbe, “nuk mund ta quajë veten serb”.

Knezeviç iu adresua edhe gazetarëve të mediave të huaja në gjuhën angleze, duke thënë se pjesëmarrësit në këtë ngjarje “preferojnë propozimin rus” për Kosovën dhe jo atë evropian, apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Protestuesit kanë brohoritur “Serbia, Rusia”. Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga autoritetet serbe që të tërhiqen nga negociatat me Kosovën, shtet që ka shpallur pavarësinë 15 vjet më parë.

Disa orë para protestës, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arrestuar dy persona – të cilëve u janë gjetur armë – që ishin nisur për të marrë pjesë në ngjarjen në Beograd. Në deklaratën për media u tha se gjatë arrestimit, atyre u është gjetur një armë dhe municion.

“Patrulla e Popullit”, përmes kanalit të saj në Telegram, konfirmoi se dy anëtarë të kësaj organizate janë arrestuar. “Patrulla e Popullit” është organizatë që njihet për veprime kundër emigrantëve dhe për organizimin e ngjarjeve në Beograd në mbështetje të Rusisë, pasi Kremlini nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Në nëntor të vitit 2022, lideri i kësaj organizate, Damjan Knezeviç, vizitoi Qendrën Wagner në Rusi. Organizata që udhëheq Knezeviç ka bërë edhe një mural në Beograd në nderim të Wagner-it. Serbia, edhe pse është kandidate për anëtarësim në BE, refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe ka raporte të mira dypalëshe me Moskën./REL

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
A do ende bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Kurti: Jemi dy shtete, jo dy kombe

A do ende bashkimin e Kosovës me Shqipërinë? Kurti: Jemi dy shtete, jo dy kombe

Rama nesër në Kosovë, takohet me homologun e tij, agjenda e plotë

Marrëdhëniet me Ramën, Kurti: Kemi mendim ndryshe për Ballkanin e Hapur

Plani franko-gjerman, Kurti: Ne në parim e pranojmë, por nuk është marrëveshje finale me Serbinë

Plani franko-gjerman, Kurti: Ne në parim e pranojmë, por nuk është marrëveshje finale me Serbinë

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com