Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Senatori italian: Basha i çmuar për shqiptarët, Europa duhet ta falenderojë!

2017/05/12 at 8:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Senatori italian: Basha i çmuar për shqiptarët, Europa duhet ta falenderojë!

Senatori italian, Lucio Malan ishte i ftuari i çadrës së opozitës pasditen e sotme.


Senatori i partisë “Forza Italia” falënderoi kreun e opozitës Lulzim Basha të cilin e cilësoi “të çmuar për shqiptarët”, si dhe protestuesit për qëndresën e tyre.

Ai shtoi se jo vetëm populli shqiptarët por edhe gjithë evropianët “duhet t’iu falënderojnë” sepse: “Po luftoni për lirinë e familjeve tuaja, shqiptareve, dhe të gjithë Evropës”.

“Të luftojmë për zgjedhje të lira është e rëndësishme, faleminderit Basha dhe të gjithëve ju. Basha është një njeri i çmuar për popullin e tij, sepse mund të merret me shumë gjera, por vendos të qëndrojë këtu, si të gjithë ju, sepse e dini se këtu luhet e ardhmja e vendit tuaj”.

“Në një shtet që aspiron të futet në BE s’mund të ketë vend krimi në politikë e parlament”, u shpreh Lucio Malan.

Ai tha se do të kthehet në Itali dhe do të kërkojë mbështetjen e senatit italian dhe europianëve për kauzën e opozitës për zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Fjalimi i plotë i senatorit Lucio Malan:

Faleminderit!

Faleminderit Lulzim Basha! Faleminderit te gjithëve ju!

Unë besoj se jo vetëm të gjithë shqiptarët duhet t’ju jenë mirënjohës juve që jeni këtu, por të gjithë europianët.

Sepse ju po luftoni për lirinë, për lirinë e gjithëkujt, lirinë e Shqipërisë, lirinë e familjeve tuaja dhe gjithë Europës.

Ne italianët, që jemi kaq afër me Shqipërinë, jemi afër jo vetëm nga pozicioni gjeografik por jemi afër me zemër, jemi afër sepse shumë prej jush janë në Itali dhe njihemi mirë mes njëri tjetrit.

Duhet të dëgjojmë veçanërisht fort solidaritetin dhe miqësinë ndaj jush dhe mirënjohje për atë që po bëni.

Të luftoni për zgjedhje të lira është thelbësore, tepër e rëndësishme. Unë i them një faleminderit shumë të madhe për Lulzim Bashën dhe ju që e mbështesni, dhe të gjithë ata që punojnë çdo ditë për këtë gjë.

Një njeri i çmuar për popullin e tij, sepse mund të ishte duke u marrë me shumë gjëra të tjera, ashtu si edhe ju, por në fakt jeni këtu sepse e dini se këtu  është në lojë e ardhmja juaj, e ardhmja e familjeve tuaja e fëmijëve tuaj dhe gjithë Shqipërisë e Europës.

Ndryshimi mes demokracisë dhe diktaturës nuk është se në demokraci votohet dhe në diktaturë jo. Por ndryshimi është se në demokraci merret vesh fituesi pas mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa në diktaturë fituesi dihet para zgjedhjeve, dhe është kjo ajo që po tentojnë të bëjnë këtu.

Duhet të ketë rregulla të qarta. Duhet të ketë rregulla që nuk lejojnë mashtrimet, shit-blerjen e votës, që nuk lejojnë marrjen e votës me dhunë apo kërcënime.

Është kjo është ajo për të cilën ju po luftoni. Zgjedhjet nuk mund të pranohen nëse nuk janë të lira sepse nëse pranohen atëherë rezultati mbetet dhe ata do të thonë se kanë mbështetjen e pjesës më të madhe të popullsisë, dhe kur kjo nuk është e vërtetë.

Të maten me armë të njëjta, jo duke i lidhur duart pas kurrizit kundërshtarit. Le të hyjnë në garë të barabartë.

Keni punuar për 12 javë dhe jeni heronj!

Unë nuk e di sa të tjerë do ishin kaq konsistent, kurajoz dhe të fortë për të rezistuar kaq gjatë.

Në shumë shtete ku liria është paguar shtrenjtë, edhe pse shumë kohë më parë, do të ishte e vështirë të gjeje njerëz si ju dhe si Lulzim Basha që rezistojnë kaq gjatë për lirinë.

Nesër më thonë se do jetë manifestimi më i madh se kurrë në Shqipëri.

Do të jetë një ditë e rëndësishme për ju sidomos që jeni këtu. Ju duhet të bëheni shembulli për shumë të tjerë që do të vijnë.

Kundërshtarët tuaj, kundërshtarët tanë do të shpresojnë në ndonjë incident apo akt të gabuar. Nuk duhet bërë kjo, duhet ndaluar.

Forca juaj, forca jonë është të rrijmë në anën e së drejtës, anën e lirisë dhe së vërtetës.

Atëherë unë kur të kthehem do të kërkoj ndihmën më të madhe të mundshme të Forzza Italias për kauzën tuaj. Ju e dini se eksponentë të tjerë të Forzza Italias kanë ardhur këtu për të dhënë për ju dhe zotin Basha solidaritetin e tyre.

Të tjerë do të vijnë dhe do të kërkojmë vëmendjen e organizmave ndërkombëtare dhe qeverisë italiane.

Sepse liria është ngjitëse, kalon nga shteti ne shtet, por edhe diktatura mund ta bëj këtë.

Dhe lufta që bëni për dekriminalizimin e politikës, Parlamentit dhe organeve shtetërore është thelbësore për të gjithë Europën. Një vend i rëndësishëm, anëtar i NATO-s, aspirant për në Bashkimin Europian nuk mund të ketë kriminelë që dominojnë jetën politike.

Atëherë e përmbyll duke thënë faleminderit për betejën tuaj, betejën tonë.

Të gjithë ju meritoni mbështetjen vëmendjen e italianëve, europianëve dhe natyrisht gjithë shqiptarëve. Dhe mirënjohjen për Lulzim Bashën sepse është një vlerë e shtuar për Shqipërinë dhe Europën dhe shpresoj  të vij për vizitë të na mbështesë edhe ne në Itali. Faleminderit atij që lufton për lirinë dhe ju që e mbështesni.

Rroftë Liria.

Rroftë Shqipëria.

Etiketa: Bashai çmuar për shqiptarëtsenatori italian


Ju sugjerojmë

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari
Aktualitet

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

9 Korrik, 2025 10:21 am
Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë
Bota

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

9 Korrik, 2025 9:52 am
Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..
Bota

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

9 Korrik, 2025 9:47 am
Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
Bota

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

9 Korrik, 2025 9:34 am
Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik
Aktualitet

Aksioni i IKMT në Theth/Banorët bllokojnë rrugën në hyrje të fshatit turistik

9 Korrik, 2025 9:28 am
Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët
Bota

Gjermani, numër rekord banorësh/Rritja nuk ka ardhur nga lindjet, por nga emigrantët

9 Korrik, 2025 9:19 am
“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet
Aktualitet

“Arratisje” në freskinë e Alpeve të Dibrës, Rama ndan pamjet

9 Korrik, 2025 9:05 am
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë

9 Korrik, 2025 9:01 am
Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara
Rajoni

Kosova me rreth 581 mijë banesa, mbi 207 mijë prej tyre të pabanuara

9 Korrik, 2025 8:53 am
Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para
Aktualitet

Mat, gjendet i pajetë 23 vjeçari. Dyshimet e para

9 Korrik, 2025 8:51 am
Para
Protesta e nesërme, reagon dhe ambasada e Francës dhe e Holandës

Protesta e nesërme, reagon dhe ambasada e Francës dhe e Holandës

Foto/ Getoari ashtu siç nuk e keni parë kurrë… në shërbim të vjehrrës

Moderatorja simpatike flet për ndarjen nga Ghetto Geasy

Kandidati i PS në Shkodër, me ‘dy emra kafshësh’ edhe me dy vendlindje

Kandidati i PS në Shkodër, me 'dy emra kafshësh' edhe me dy vendlindje
















TE FUNDIT

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari

Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari
9 Korrik, 2025

Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike....

Lexo më shumë

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë

Trump “shuplakë” Putinit: SHBA-të gati të dërgojnë raketat Patriot në Ukrainë
9 Korrik, 2025

Një kthesë e papritur nga Washingtoni, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të rifillojnë dërgimin...

Lexo më shumë

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..

Trump kërcënon me tarifa të reja ndaj BE-së, Brukseli në alarm: Po japim shumë..
9 Korrik, 2025

Marrëdhëniet tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian po futen në një fazë të re tensioni. Donald Trump ka...

Lexo më shumë

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore

Mashtrimet online rrisin trafikimin e qenieve njerëzore
9 Korrik, 2025

Interpol thotë se qendrat e mashtrimit, të cilat përdorin viktimat e trafikimit për të ushtruar aktivitetet kriminale të tyre, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com