Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Senatori Bob Menendez shpallet fajtor në skemën e ryshfetit

2024/07/16 at 8:01 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Senatori Bob Menendez shpallet fajtor në skemën e ryshfetit

Senatori i Nju Xhersit, Bob Menendez, është shpallur fajtor në 16 pika për pranim ryshfeti, përfshirë edhe shufra ari – në vlerë të mbi 100 mijë dollarëve – dhe një makinë Mercedes-Benz, në këmbim të ndihmës për qeveritë e huaja.

Menendez – ish udhëheqës i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë – tani përballet me mundësinë e dekadave në burg dhe mundësinë e dëbimit prej Partisë Demokratike.

Ai ka deklaruar se është i pafajshëm përgjatë procesit gjyqësor tetëjavor.

Avokatët e tij kanë thënë se dhuratat që ka pranuar nuk cilësohen ryshfet, sepse prokurorët kanë dështuar të vërtetojnë se ai ka marrë ndonjë vendim specifik, si rezultat i pranimit të këtyre aseteve.

Gruaja e Menendezit, Nadine Arslanian Menendez, përballet, gjithashtu, me akuza në rastin për ryshfet, mirëpo gjyqi ndaj saj është shtyrë, ashtu që t’i nënshtrohet një trajtimi për kancer të gjirit.

Ajo, po ashtu, është deklaruar e pafajshme.

Avokatët e senatorit kanë tentuar të bartin fajin te zonja Menendez, duke e portretizuar si individ me probleme financiare, dhe që ajo ka mëtuar të fitojë “para të gatshme dhe asete në çdo mënyrë të mundshme”.

Dy biznesmenët, Wael Hana dhe Fred Daibes, janë duke u gjykuar, po ashtu, me akuzat se i janë afruar senatorit për ta bindur që të ndihmojë ilegalisht Qeverinë e Egjiptit dhe të sigurojë miliona dollarë prej një fondi të Katarit për investime.

Biznesmeni i tretë, Jose Uribe, është shpallur fajtor dhe ka dëshmuar kundër senatorit Menendez në gjykatë.

Përgjatë procesit gjyqësor, prokurorët kanë përdorur dëshmi të ekspertëve, emaile dhe mesazhe me shkrim të senatorit, për të vërtetuar që ai është shpërblyer prej qeveria të huaja./REL

Ju sugjerojmë

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
Politikë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

17 Maj, 2025 6:49 pm
Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
Bota

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

17 Maj, 2025 6:43 pm
Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri
Kryesore

Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri

17 Maj, 2025 6:31 pm
Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe
Politikë

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

17 Maj, 2025 6:11 pm
OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët
Aktualitet

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët

17 Maj, 2025 6:04 pm
Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin
Bota

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin

17 Maj, 2025 5:35 pm
Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja
Politikë

Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja

17 Maj, 2025 5:06 pm
Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur
Bota

Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur

17 Maj, 2025 4:45 pm
Para
UNESCO paralajmëron përfshirjen e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik

UNESCO paralajmëron përfshirjen e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik

Kievi dhe Praga pajtohen të prodhojnë pushkë dhe municione në Ukrainë

Kievi dhe Praga pajtohen të prodhojnë pushkë dhe municione në Ukrainë

Ishte duke u larë, mbytet aksidentalisht turistja sllovake në Golem

Ishte duke u larë, mbytet aksidentalisht turistja sllovake në Golem

TE FUNDIT

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
17 Maj, 2025

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se Teherani nuk ndjen asnjë presion për t’iu përgjigjur një propozimi amerikan...

Lexo më shumë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
17 Maj, 2025

Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit. Artistë muzikorë...

Lexo më shumë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
17 Maj, 2025

Teksa në tetë qarqe vijon numërimi i votave nga Greqia, duket se ka pasur një tension mes palëve në Parkun...

Lexo më shumë

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
17 Maj, 2025

Pas vizitës zyrtare në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar në rrjet sociale, ku shpreh falënderimet e tij për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com