Deputeti i PD-së, Eduart Selami është shprehur i sigurt se reforma në drejtësi do të votohet. “Janë të pakëndshme të gjitha gjërat që po ndodhin, por ju siguroj se askush s’mund ta ndalë reformën në drejtësi. Ajo do të bëhet me konsensus sipas drafitit të znj Nuland miratuar nga komisioneri Han. Kjo është një ditë historike për shqiptarët. Ne kemi një vendim unanim grupi që do ta votojmë reformën në Drejtësi”, ka thënë Selami në një deklaratë për mediat.