Bota

Sekuestrohet kokainë me vlerë 500 milionë dollarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:55 - 21/10/20 |
Opi Nion

2.3 ton kokainë janë kapur nga autoritetet në Paraguai. Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me qymyrguri që kishte si destinacion Izraelin.

Sipas autoriteteve, droga me vlerë rreth 500 milionë dollarë, është sasia më e madhe që është kapur ndonjëherë në Paraguai.

Kokaina u gjet në një kontejner në Terport, një port privat në qytetin e Valletës, pranë kryeqytetit Asuncion. Dy persona janë arrestuar deri tani, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndës narkotike..

Policia shton se droga u gjet në një nga 6 kontejnerët dhe mendohet se sasia mund të jetë dhe më e madhe.

Pas